Teksa bashkëkombasit e tyre janë kthyer në Roterdam dy tifozë holandezë vazhdojnë të qëndrojnë në vendin tonë, për shkak të probleme që kanë me drejtësinë.
Davery Boon dhe Denis Howelingen, 21 dhe 23 vjeç, do të qëndrojnë në burg për 15 ditë, nën akuzë për plagosjen e rëndë të një 45-vjeçari shqiptar një ditë përpara ndeshjes në zonën e 9-katsheve në Tiranë. Vendim i u dha nga Gjykata e Tiranës pasi dy të rinjtë goditën në kokë me karrige shqiptarin dhe e lanë të plagosur rëndë, ndërsa ishin nën efektin e alkoolit.
Shteti shqiptar i ka pajisur dy holandezët me një avokat, i cili për të mbrojtur dy të rinjtë pretendon se 45-vjeçari është qëlluar nga një shqiptar e jo nga dy klientët e tij.
Holandezët krijuan kaos një ditë para përpalljes së Romës me Feynoord për ndeshjen finale të Ligës së Konferencave. Ata u përplasën me shqiptarët e me efektivët e policisë, ndërsa për shkak të rrëmujave, Shqipëria dëboi 80 tifozë./m.j