• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plagosen me armë dy të rinj serbë në Kosovë, pranga autorit! Petkoviç: Përpjekje për të vrarë fëmijë tanë! Kurti: Dënoj sulmin

by Java News
06/01/2023 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy të rinj serb janë qëlluar me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje.

Sipas mediave serbe dy të dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre.

Ato kanë mbetur të plagosur, pasi njëri ka marrë plagë në dorë dhe tjetri në shpatull, por për fat nuk kanë lëndime serioze. Ndërkohë policia e Kosovës ka arrestuar në kohë rekord të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët.

“I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”, thuhet në njoftim.

Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar edhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që drejtohet nga Petar Petkoviç, e cila ka thënë se është një tentativë për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë.

‘Bëhet fjalë për një tentativë të dukshme për të vrarë fëmijë të pafajshëm serbë, të cilët ishin të veshur me rroba Krishtlindjesh, duke treguar kështu qartë se janë serbë.’- shkruajnë mediat serbe.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar duke thënë se e dënon sulmin ndaj qytetarëve dhe se ndihet i brengosur.

Lista Serbe pas sulmit në Shtërpcë: Është pasojë e politikës anti-serbe të nxitur nga Kurti

Lista Serbe ka dënuar ashpër sulmin që ka ndodhur në komunën e Shtërpcës, ku dy djem kanë mbetur të plagosur.“Lista Serbe dënon ashpër tentativën e vrasjes së djemve serbë në fshatin Gotovushë dhe kërkon që urgjentisht të gjenden dhe të ndëshkohen përgjegjësit e këtij krimi brutal dhe të tmerrshëm. Në ditën e Krishtlindjes, kur fëmijët serbë po ktheheshin nga Badnjaku, pranë tyre u ndal një automjet me dy shqiptarë, të cilët i kërcënuan dhe më pas u përpoqën t’i vrisnin duke i qëlluar. Me atë rast u plagosën të dy djemtë”, thuhet në njoftim.

Plagosja e 2 serbëve në Kosovë, reagon Kurti: Dënoj sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me plagosjen e 2 serbëve në Kosovë ditën e sotme. Kurti thotë se e dënon sulmin ndaj qytetarëve dhe se ndihet i brengosur. Kurti thotë se siguron qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.’E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë. Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.  Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.’- shkruan Kurti.

Serbia fillon propagandën: Sulmi në Shtërpcë është pasojë e politikës anti-serbe të Kurtit!

Një ngjarje e rëndë në Shterpcë ka ndodhur gjatë ditës, ku kanë mbetur të plagosur dy qytetarë serbë të Kosovës.

Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar edhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që drejtohet nga Petar Petkoviç, e cila ka thënë se është një tentativë për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë.“Ata kanë marrë plagë me armë zjarri, njëri djalë është qëlluar në dorë dhe tjetri në shpatull dhe vetëm për fat të tyre nuk kanë pësuar lëndime apo rrezik për jetën. Në këto momente po transportohen për në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë, ku do të kenë kujdesin më të mirë të mundshëm. Është një tentativë evidente për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë të cilët janë shqetësuar vetëm për shkak se kanë veshur pemën e Krishtlindjes dhe kështu kanë treguar qartë se janë serbë”, thuhet në njoftim, transmeton Kosovaonline.

Madje, në komunikatën e tyre, kjo zyrë thotë se ky sulm është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës anti-serbe të kryeminsitrit Albin Kurti.

“Ky lloj sulmi është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës antiserbe të Albin Kurtit, i cili me sjelljen dhe veprimet e tij inkurajon të gjithë ata që duan gjak serb, edhe në Krishtlindje. Kërkojmë reagim urgjent dhe të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare dhe Zyra për Kosovë dhe Metohi do t’u ofrojë familjeve dhe të lënduarve të gjithë ndihmën e nevojshme”, thuhet në njoftim./m.j

Next Post
Shkodra kësaj radhe është beteja më e rëndësishme për PS-në dhe PD!

Shkodra kësaj radhe është beteja më e rëndësishme për PS-në dhe PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik në Selenicë, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve, 6 të plagosur në spital!

Aksident me 5 të plagosur në Dibër/ Katër prej tyre nisen me urgjencë drejt Tiranës

September 15, 2026
SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

September 15, 2026
Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

September 15, 2026
Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

September 15, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

24 orë para verdiktit

September 15, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

September 15, 2026
Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

September 15, 2026
Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

September 15, 2026
Burg të riut që u kap me 4 kg heroinë në kamion në portin e Durrësit

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

September 15, 2026
“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com