• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plagët e tranzicionit në arsim/ Banka Botërore: Në Shqipëri gjysma e 15-vjeçarëve janë analfabetë

by Java News
08/02/2017 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa teknologjia dhe përdorimi i saj është në themel të kërkesave që kanë punëmarrësit në të gjithë boten, vende të tilla si Shqipëria e kanë të vështirë ti përshtaten nevojave të reja që paraqet tregu i punës, sipas një raporti të posaçëm “Zhvillimi Botëror 2016”.

“Nga Libani, Peruja dhe Vietnami, punëdhënësit janë në kërkim të stafeve që të punojnë në ekipe, të  mund të zgjidhin probleme, të mendojnë në mënyrë kritike. Megjithatë, në shumë vende, sistemet arsimore dështojnë për të siguruar edhe njohuritë bazë, si të lexuarit dhe numëruarit. Më shumë se gjysma e 15-vjeçarëve janë funksionalisht analfabetë në vendet me të ardhura mesatare të tilla si Shqipëria, Indonezia, Jordani, Kazakistan, Malajzia, dhe Peru”, konstaton Banka Botërore.

Institucioni financiar ndërkombëtar vë në dukje se sistemet e sotme të arsimit dhe trajnimit kanë dështuar, raporton Monitor. Përdorimi i dixhital i teknologjive kërkon aftësi themelore njohëse, të tilla si leximi dhe numërimi. Por, një punëtor i mirë-arsimuar në shekullin e 21-të gjithashtu ka nevojë për aftësi që të jenë lehtësisht të transferueshme nëpër vende pune dhe profesione dhe të jenë fleksibël ndaj kërkesave të tregut të punës. Kjo shumëllojshmëri e aftësive gjithmonë ka qenë e rëndësishme, por tani është e domosdoshme, këshillon Banka.

Në Poloni dhe Republikën Sllovake një e pesta e të rriturve nuk mund të përdornin një kompjuter. Në Maqedoni, 43 për qind e kompanive thonë se  aftësitë e teknologjisë së informacionit (TIK) janë shumë të rëndësishme për punëtorët, por më shumë se 20 për qind thonë se punëtorët nuk i kanë këto aftësi.

Gjithnjë e më shumë punëtorë edhe pse të kualifikuar në disa drejtime nuk mund të integrohen në tregun e punës, pasi nuk dinë të përdorin kompjuterin dhe internetin. Por shumë qeveri në vendet në zhvillim janë duke nxitur disa shërbime publike nëpërmjet TIK.  Shërbimet  e-qeverisje janë portale të ankesave që ftojnë qytetarët të raportojnë probleme të shërbimit, ose ( “proaktive”) .

Portalet e ankesave dhe qendrat e thirrjes për reagime qytetare janë përhapur me shpejtësi në të gjithë vendet në zhvillim, por gjithësi ky reagim i shoqërisë është në një numër shume të kufizuar në  Shqipëri dhe Pakistan, thotë raporti i bankës.

ma.me

Next Post
Tani fillon edhe ndërtimi i murit-park në Mitrovicë

Tani fillon edhe ndërtimi i murit-park në Mitrovicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi transformuar në ‘talebanët’ perëndimorë”- Rama: Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës, sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni!

“Jemi transformuar në ‘talebanët’ perëndimorë”- Rama: Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës, sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni!

November 10, 2026
“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

November 10, 2026
E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

November 10, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Bashkë me Belerin ka humbur dhe SPAK-u dhe opozita

November 10, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

November 10, 2026
Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

November 10, 2026
“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

November 10, 2026
pellumb karameta

Pse Rama vlen të qeverisë?

November 10, 2026
“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In