• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plaçkitjet e dyqaneve, katër shqiptarë të arrestuar në Romë (VIDEO)

by Java News
07/03/2016 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Romës ka arrestuar pesë persona të akuzuar për organizimin e një grupi kriminal me qëllim grabitjen e dyqaneve të cigareve. Mbi ta rëndon akuza se kanë kryer të paktën shtatë plaçkitje mes muajve nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, kryesisht në zonat e Monteverdes dhe Monte Marios në Romë.

Një egjiptian, tre shtetas shqiptarë dhe një shtetas kosovar, të gjithë me precedentë kriminalë, janë arrestuar nga policia. Emrat nuk janë bërë të ditur.

Operacioni policor, i quajtur “Taxi Driver”, filloi në nëntor të vitit të kaluar dhe është koordinuar nga zëvendës prokurori Paolo Auriemma.

Banda vepronte gjithnjë kur binte errësira, arrinin pranë objektivit, ndonjëherë merrnin taksi dhe pasi hapnin dyert e dyqaneve, vidhnin sasi të mëdha duhani, pulla, karta telefonike, karta rimbushëse dhe paratë që gjendeshin në arka.

Shumat që mendohet se ata kanë grabitur deri më tani janë më shumë se 200.000 euro.

Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë edhe fytyrat e pesë autorëve.

Policia pasi i ka identifikuar ka arritur t’i arrestojë ata.

Hetime të tjera janë duke vazhduar për të verifikuar përgjegjësinë e mundshme të të pesë të arrestuarve në disa vjedhje të tjera të kryera në këto zona.

Panorama

Next Post

Britani, paralajmërim për një sulm të fuqishëm nga ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com