Tre raste vjedhjesh të kryera gjatë muajit tetor 2026 në Kavajë dhe Golem janë zbardhur nga policia, ndërsa në pranga ka rënë autori i dyshuar.
Në kuadër të operacionit të koduar “Traces”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit E. Sh., 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari ka kryer tri vjedhje, në dy subjekte dhe një banesë në Kavajë dhe Golem, nga ku ka marrë shuma parash, laptopë, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike dhe mjete pune.
Policia bën me dije se vijojnë hetimet për të zbardhur edhe raste të tjera vjedhjesh që mund të jenë kryer nga i arrestuari.
Njoftimi i plotë:
“Kavajë/Finalizohet operacioni i koduar “Traces”. Zbardhen 3 vjedhje të kryera gjatë muajit tetor, në dy subjekte dhe një banesë, në Kavajë dhe në Golem.
Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i punës hetimore të kryer me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Traces”, kanë bërë të mundur zbardhjen e tri rasteve të vjedhjes, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit:
-E. Sh., 38 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë muajit tetor, 2026, ka vjedhur shuma parash, laptop, celular, pajisje të ndryshme elektronike dhe mjete pune, në dy subjekte dhe në një banesë, në Kavajë dhe në Golem.
Vijojnë hetinet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”.










