Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka folur për opozitën dhe liderët e tyrë, që janë Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kulluri e ka quajtur PL-në e Metës si parti personale.
“Këta duan të ngjiten, nuk duan të bashkohen. Bashkimi është proces tjetër, por këta nuk duan ta bëjnë sepse nuk duan të humbin pozitën. Meta e ndihmon opozitën me ato vota që ka. Koha ka treguar se Meta, kur nuk është në pushtet apo kur nuk është pranë pushtetit, bie në elektoratin fiks prej 80 mijë vota.
Të vetmet rritje eksponenciale të Metës dhe partive që ai ka drejtuar, është kur ai është në pushtet ose pranë pushtetit. Partinë e Lirisë, e shikoj si parti personale.
Nga të gjithë aktorët politikë, Meta është problem më i vogël. Problemi kryesor është se shkëputja e liderit politik nga qytetarët, po bëhet gjithmonë e më e madhe. Të gjithë liderët politikë janë në rënie. Berisha dhe Meta kanë 32 vite në politikë, i kanë kaluar të gjithë etapat. Duan të ringjallen disa herë. Këta duan të kalojnë përmasat biblike”. – u shpreh Kulluri./m.j