Një libër i ri nga Bob Woodward, gazetari jetëgjatë i Washington Post, portretizon një Shtëpi të Bardhë plot armiqësi të pamëshirme dhe një kulturë pune aq toksike, sa sumë këshilltarë të Presidentit Trump e përshkruajnë këtë të fundit si të paqendrueshëm dhe të painformuar.
“Frika: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, i cili është në top-listën e më të shiturve në Amazon, është pjesë e një ‘serie’ publikimesh shqetësuese, dhe pason “Zjarr dhe furi” të Michael Wolff, shkruan JavaNews.al
Donald Trump ka reaguar ndaj të dy librave përmes një numri të madh postimesh në Twitter duke shigjetuar autorët. Pasi libri u shpërnda, Trump deklaroi në Daily Caller: Është thjesht një libër i keq. Autori ka pasur shumë probleme me besueshmërinë.
Sarah Huckabee Sanders, sekretare e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, e quajti librin e Woodward: Asgjë më shumë sesa disa tregime të fabrikuara.
JavaNews.al sjell për lexuesin shqiptar një përmbledhje të New York Times. Bëhet fjalë për disa nga pjesët më të rëndësishme të librit:
Hetimi i Rusisë është një burim ankthi për z. Trump dhe avokatët e tij
Në fund të janarit, Bob Woodward shkruajti se Trump u ul me John Dowd, i cili në atë kohë ishte një këshilltar i jashtëm i presidentit për ndërveprimet e Shtëpisë së Bardhë me këshilltarin special Robert S. Mueller III.
Idea ishte që të bëhej një përballje ironike midis presidentit dhe z. Mueller. Gjatë seancës, Trump gënjeu shpesh duke rënë në kontradiktë me veten e tij dhe duke e fyer ish-kreun e FBI, James B. Comey. Më pas presidenti amerikan shpërtheu në zemërim duke u përpjekur t’i cilësonte hetimet si një mashtrim. Z. Dowd u përpoq të tregonte se pse takimi i tyre ishte arsyeja që Trump të bënte një bisedë me Muller.
“Nuk është se ju jeni duke gënjyer, apo jeni keq” – tha Dowd – “Duke pasur parasysh përfshirjen tuaj të përditshme. Shikoni çfarë keni vërë këtë pasdite përshembull”.
Dowd i dorëzoi atij një letër drejtuar Mullerit, duke pohuar të drejtën e presidentit për të ndërprerë hetimin. Një ditë më pas, Trump telefonoi Dowd: “Kam fjetur si shkëmb. E dua atë letër” – tha presidenti.
Deri në muajin mars, një përparim i vogël ishte bërë me zotin Mueller. Më 5 mars, z. Dowd u takua me këshilltarin special dhe një nga deputetët dhe shpjegoi pse ai ishte duke u përpjekur ta mbante z. Trump larg prej tyre. “Nuk do të ulem atje dhe ai le të duket si një idiot”, tha ai.
Më vonë atë muaj, zoti Dowd i tha z. Trump se përse duhet të shmangë një bisedë: “Nuk është veçse një kostum portokalli të burgosurish”.
Zoti Mueller, i angazhuar në biseda disa mujore me avokatët e Trumpit
Libri ofron një vështrim mbi dialogun mes Mueller dhe atyre të përfshirë ne hetimin e Rusisë, shkruan JavaNews.al
Autori Bob Woodward tregon marrëdhënien e luhatur mës Dowd dhe zyrës së këshilltarëve. Gjithashtu edhe negociatat plot tension me Mueller për një bisedë me Trump. Autori shkruan se Dowd do t’i thoshte Muellerit se presidenti nuk kishte kohë për hetim. Ndërkohë që ai ishte duke manipuluar përgjegjësitë e tij.
“Jam shumë i ndjeshëm ndaj kësaj çështje dhe po bëj më të mirën e mundshme” – tha Mueller.
Megjithatë Mueller propozoi që ballafaqim me një juri të madhe, çka Dowd e interpertoi si një kërcënim.
“Unë nuk po përpiqem t’ju kërcënoj, vetëm po hedh një hipotezë” – tha Mueller.
Në një takim mes Muellerit dhe Dowd, për të kuptuar sesa frikë kishte Trumpi nëse do të bënte dëshmi të rreme, ai kërkoi nga avokati Jay Sekuloë që të ripunonte seancën e Janarit. Avokati në fjalë, duke imituar presidentin, ktheu një përgjigje në lidhje me Comey.
“Përgjigja e Sekuloë ishte fiks siç do ta kthente Trumpi, një përgjigje e mbushur me kontradikta, sajesa, zemërim” – shkruan Woodward. “Një performancë percekte, një Trump i përsosur”.
Këshilltarët e Trump janë të habitur vazhdimit nga mungesa e interesit të Presidentit për t’u informuar mbi çështjet kryesore
Woodward ka përdorur disa takime lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen, për të ilustruar këtë. Ai sjell në vëmendje një mbledhje të korrikut 2017 në Pentagon midis presidentit Trump dhe shtabit.
“Kur do të fillojmë të fitojmë luftëra?”. Kështu e ngriti zërin Trump ndërsa ata rreth tij përpiqeshin t’i sqaronin qëllimin e luftës në Afganistan. “Ne kemi këto tabela. Kur do të fitojmë luftëra?”.
Trump sulmoi gjeneralët dhe anëtarët e kabinetit që ishin të pranishëm në takim. Ai pezulloi Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson. Trump u largua nga takimi duke gjetur një pretekst, ndërsa Tillerson e quajti presidentin ‘një idiot’.
Në një takim të janarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Trum pyeti se përse SHBA-të po shpenzojnë kaq shumë në Gadishullin Korean.
Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis, u përgjigj se administrata po përpiqej të parandalonte Luftën e Tretë Botërore. Pasi Trump u largua nga mbledhja, Marris u tha të pranishmëve se presidenti i kupton këto tematika sikur të ishte një fëmijë i klasës së pestë, apo të gjashtë…
Në një epsido tjetër, që JavaNews.al sjell nga libri, Gary d. Cohn ‘vodhi’ një letër nga tavolina e presidentit dhe kuptoi se Trump po planifikonte të nënshkruante tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja tregtare me Korenë e Jugur. Cohn, ishte këshilltari kryesor ekonomik i Trumpit.
Sipas autorit, Cohn i tha një kolegu se ai duhej ta mbronte vendin: “Trump nuk e kuptoi që letra me shënimet e rij u zhduk nga tryeza.
Në intervistën e tij me “The Daily Caller”, presidenti Trump mohoi që Cohn ta kishte marrë një letër të tillë. “Nuk ishte askush aty që të merrte diçka nga unë” – tha ai.
Autori sjell gjithashtu një përmbledhje të takimit të Korrikut 2017, të shkruar nga një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
“Duket qartë se shumë nga këshilltarët kryesorë të Presidentit, veçanërisht ata në fushën e sigurisë kombëtare, janë shumë të shqetësuar për natyrën e tij të çrregullt, me injorancën e tij, me paaftësinë për të kuptuar dhe i cilësojnë të rrezikshme pikëpamjet e tij”.
Vetë Donald Trump nuk ishte burimi kryesor i librit
Autori kreu shumicën e intervistave të tij në mënyrë të thelluar. Që do të thote se ai mund ta inkorporojë materialin pa cituar nga kush erdhi. Gjatë gjithë librit ai përshkruan ngjarje me detaje të shtjelluara, duke përfshirë qindra orë intervistash me pjesëmarrës të ‘dorës së parë’.
Por Ëoodërd shprehet se Trump nuk pranoi të intervistohej, duke e lënë përmbajtjen e librit në dorën e këshilltarëve të tij.
“Washington Post” publikoi një audio-telefonatë prej 11 minutash midis Woodward dhe Trumpit, në të cilin autori e paralajmëron presindetin se libri i tij do të ishte tepër i ashpër dhe shprehu keqardhje pse au nuk u përfshi në punën e tij. Nga ana tjetër, Trump dukej i bindur se ai kurrë nuk do të përpiqej të mbrohej para autorit.
Në telefonatë, Trump dukej i shqetësuar duke përsëritur refrenin e tij se do të ishte një libër i keq dhe se Woodward nuk do ta kuptonte kurrë sesa i suksesshëm ishte në detyrë ai.
“Pra do të kemi një libër shumë të pasaktë dhe kjo është gjë e keqe” – tha Trump.
“Do të jetë i saktë, të premtoj…” – iu përgjigj Woodward.
“Ok! Por ta dish se askush nuk ka bërë një punë më të mirë sesa jam duke bërë unë si president” – tha Trump.
John F. Kelly, Shefi i Stafit, shpejt u armiqësua me Trumpin.
Kelly, i cili prej kohësh thuhet se është pranë dorëheqjes, dikur e quajti Trumpin një idiot dhe tha se Shtëpia e Bardhë funksiononte si një qytet të çmendurish.
“Është e pakuptimtë të përpiqemi ta bindim atë për një gjë” – tha Kelly në një takim. “Presidenti ka dalë nga shinat”.
Me kalimin e kohës Trump nisi të dyshojë në ndershmërinë e z. Kelly, shkruan JavaNews.al
Ai gjeti një zgjidhje: Thirri anëtarët e Kongresit kur Kelly nuk ishte i pranishëm.
Kur Cohn u përpoq të japë dorëheqjen pas komenteve që Trump bëri për një marshim nacionalist, presidenti e bindi të qëndronte. “Kjo ishte shfaqja më e madhe e vetëkontrollit që kam parë ndonjëherë. Nëse do të isha unë, do e merrja letrën e dorëheqjes dhe do t’ia fusja në b*** gjashtë herë” – tha Kelly.
Megjithatë Kelly ndau disa nga paranojat e Trumpit rreth shtypit.
“Unë jam i vetmi që e mbron presidentin nga shtypi. Media kërkon ta shkarërrojë atë dhe unë jam i vendosur të përballoj plumbat apo shigjetat”.
Të martën, Kelly mohoi ta kishte quajtur Trumpin ‘idiot’. Megjithatë shqetësimi i Trump u duk kur postoi në Twitter rreth Kellyt…
Përgatiti JavaNews.al
A. Rada