Deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë 29.5% e votuesve nga raportimet që janë bërë nga 2592 nga 5213 QV në total. Deri tani kanë votuar 550.812 votues, nga 1.866.477 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. Ndërkohë që sa i përket krahasimit me zgjedhjet e kaluara duhet thënë se në vitin 2021 deri në orën 15 kishin votuar rreth 38.6% në të gjitha qendrat e votimit.
Një ndikim shumë të rëndësishëm në pjresëmarrjen e deritanishme ka pasur problematika me pajisjet e identifikimit elektronik PEI pasi një pjesë e qytetarëve u larguan pasi pritën në radhë. Partia Socialiste përmes zëdhënës së saj Bora Muzhaqi u bëri thirrje qytetarëve që të rikthehen.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i përditëson të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhje çdo një orë në varësi të informacioneve që vijnë nga qendrat e votimit. Për t’u njohur më me detaje për pjesëmarrjen në votime klikoni KËTU!