• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pjesë nga fjalimi/ Edi Rama e shkund FRESSH-in: Bëhuni aktivë, lejoni barazinë gjinore, jo si këto katër vite!

by Java News
01/03/2020 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri ka qene shume direkt me FRESH. Një ditë pas i hoqi vërejtje strukturave të Partisë Socialiste për hapjen e partisë për ruajtjen e balancës gjinore në postet drejtuese, kryeministri Edi Rama ka bërë sot të njëjtën gjë me Forumin Rinor të Partisë Socialiste.

Rama tha se FRESSH-i duhet të hapet, për t’i dhënë mundësi vajzave të marrin poste drejtuese, duke iu dhënë ultimatum të rinjve të PS të ndryshojnë, pasi sipas tij, nëse kjo organizatë vazhdon të funksionojë si katër vitet e mëparshme, nuk i duhet partisë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nuk ka vend në botë që kronikën e zezë ta ketë në krye të lajmeve. Nëse mediet në SHBA do të kishin kronikën e zezë në krye të lajmeve, lajmet do të vazhdonin me orë dhe raportimi i vrasjeve, vjedhjeve, do duhej të zinte gjithë ditën. Nëse në Itali lajmet do fillonin me kronikën e zezë, njerëzve do iu krijohej ideja se nuk duhet të dilnin më nga shtëpia. Jo se kronika e zezë nuk është e rëndësishme, por se përgjegjësia e informimit publik kërkon që publiku të marrë ndjesi reale të vendit ku jeton dhe të çështjeve që ka vendi në atë moment. Këtu, përmes medieve, portaleve, rrjeteve sociale, po preket shumë rëndë modeli i protagonistit. Kjo ka proporcione të frikshme këtu te ne, jo se nuk ndodh edhe në botë. Këtu, modeli i këtij protagonisti i shtohet dhe protagonisti që vjen nga bota e krimit. Sot Shqipëria ka numrin më të ulët historik të vrasjeve dhe kjo prej disa vitesh, e megjithatë për shkak të bombardimit në media e mospërmbajtjes për të transmetuar jo vetëm vrasjet, por edhe përplasjet me pemën, sjell për publikun një ndjesi jo inkurajuese.

E them këtë për nevojën e madhe që kemi ne dhe për përgjegjësinë e madhe që duhet të marrin ne si familje politike, ku në këtë aspekt të rinjtë kanë rol shumë të madh për të luajtur, për të shfrytëzuar mjetet e reja të teknologjisë për të lehtësuar komunikimin. Çuarja përpara e organizatës së të rinjve duhet të lidhet me transformimin e organizatës në kohën që jetojmë. Është e pamundur të imagjinohet se FRESSH do vazhdojë po me atë avaz. Besoj që teknologjia për ne, për PS, për vajzat e djemtë që i përkasin kësaj familjeje politike, është një instrument përmes së cilit kemi shumë gjëra për të ndarë e për t’ia vënë përpara të tjerëve.

Unë besoj që kapërcimi i modelit është sfida e FRESSH sot, transformimi i rrugëve tradicionale të komunikimit, në rrugë që janë të thjeshta dhe të aksesueshme për të gjithë. Për fat të keq FRESSH ka një sëmundje, atë të mbylljes, të drejtës së pronës mbi strukturën dhe sëmundjen e kompeticionit për t’u zgjedhur pa pasuar me kompeticionin që pas zgjedhjes organizata të shkojë më tutje.

FRESSH nuk mund të drejtohet vetëm nga një djalë, por duhet të drejtohet nga një djalë dhe një vajzë. Hapja e rrugës për më shumë vajza, është hapja e rrugës për më shumë mend. Në FRESH ka shumë djem me mend, por të gjithë këta krahasuar me vajzat me mend, janë shumë pak pa vajzat. Duhet t’iu japim mundësi vajzave, që kanë shumë më pak dëshirë për t’u përfshirë në gjëra të kota, për të folur për veten apo për të krijuar klane, ndërkohë që djemtë këto i kanë të forta. Vajzat janë më të mira se djemtë edhe në shkollë. Kur vjen puna për lexim, vajzat janë një vit përpara. A e kuptoni sa të lodhur jeni mo, e merrni vesh apo jo.

Kur studentët dolën në protestë, anëtarët e FRESSH ishin në protestë. “Elio ku i ke ata të FRESSH”? “Janë në protestë”. Kjo tregon sa e hapur është PS. Imagjinoni Saliun kryeministër dhe FRPD në protestë. Imagjinoni çfarë do ndodhte, edhe pse nuk do të ndodhte. Nga kjo duhet nxjerrë mësim, se duhet ndërtuar rruga si të thuhen gjërat. Këtu liria për të thënë deri edhe çmenduritë më të mëdha është e pakufishme. Mjafton të dëgjosh këtë që keni mbrapa, për të kuptuar deri ku shkon çmenduria. Mjafton të hapësh TV dhe larg qoftë të shohësh ndonjë debat, për të parë deri ku shkon gjuha dhe çfarë lirie për të shthurur gjuhën kanë njerëzit këtu. Por kjo nuk është liri demokratike e jetës, pasi këtë e përcakton fakti sa dëgjohesh dhe sa ndërveprim ka. Në këtë aspekt, FRESSH ka mundësi të krijojë një model të ri, duke kapërcyer modelin tradicional. Nëse do kemi dhe katër vjet të tjera si këto katër vite që kishim në FRESSH, s’ka ç’na duhet FRESSH fare.

Next Post
Policia e konfirmon:“Fëmija i gjetur i dekompozuar në kanalin kullues ishte i denoncuari i humbur”

Policia e konfirmon:“Fëmija i gjetur i dekompozuar në kanalin kullues ishte i denoncuari i humbur”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operatorët turistikë: Ja cilët janë turistët më dashamirës?

“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë…

October 7, 2026
Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

October 7, 2026
Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com