• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pjesë e sistemit europian të pagesave: Komisioni Europian i hap dritën jeshile Shqipërisë, kategoritë që përfitojnë

by Java News
02/01/2024 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si pjesë e Planit të Rritjes, Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Komisioni Europian që të bëhet pjesë e sistemit evropian të pagesave.

Kjo do të thotë tarifa më të ulëta për transaksionet mes institucioneve financiare të Unionit Europian. Banka e Shqipërisë dhe aktorë të tjerë të qeverisë kanë vijuar punën për të plotësuar kërkesat rregullatore. Ky projekt pritet të kalojë në disa faza

“Anëtarësimi në SEPA i Shqipërisë dhe institucioneve financiare nënkupton transaktimin financiar ndërkufitar jashtë vendit, si në transaksione pritëse ashtu dhe dërguese, me tarifa njësoj si të ishin transaksione brenda vendit. Në 2024-ën ne presim të kemi përpiluar dhe dorëzuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësimin në SEPA”, tha Ledia Bregu, drejtoreshë e sistemit të pagesave BSH.

Për ekonominë shqiptare integrimi në sistemin evropian të pagesave është një mundësi që ndihmon shumë sektorë, individë dhe biznese.

 “Remitancat është një nga fushat ku pritet të ketë një ndikueshmëri goxha të lartë, së bashku me import-eksportet ku këtu lidhen bizneset dhe individët, pro njëkohësisht dhe me pjesën e turizmit. Në terma të ardhurash, familjet shqiptare të cilat remitancat i kanë burimin e dytë të të ardhurave do të kenë më shumë të ardhura në dispozicion dhe do jenë më të pasur.

Import-eksport do kenë ndikim të drejtpërdrejtë sepse Shqipëria është e varur nga tregtia me vendet e BE dhe integrimi në SEPA do të sjellë një mënyrë më të thjeshtë për transaksionet e pagesave për eksportet. Nga një studim paraprak vlerësohet se do të kursehen 14 milionë euro që në vitin e parë të anëtarësimit në SEPA”, theksoi Bregu.

Shqipëria 65% të volumit të tregtisë së jashtme dhe pothuajse 90% të remitancave i ka me vendet e bashkimit Europian. Mundësia e aplikimit në sistemin evropian të pagesave është një mundësi që i jepet vetëm vendeve anëtare të Unionit, por KE në një lëvizje historike ia dha dritën jeshile dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të afruar më shumë rritjen ekonomike dhe integrimin e vendeve./m.j
Next Post
Jeta e një doktori midis Tiranës dhe Stambollit: Historia e okulistit kirurg Kastriot Boriçi!

Jeta e një doktori midis Tiranës dhe Stambollit: Historia e okulistit kirurg Kastriot Boriçi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In