Policia e Shtetit në Itali arrestoi 2 shtetas shqiptarë, të moshës 60 dhe 30 vjeç, nën akuzën e trafikut dhe shpërndarjes së drogës.
Operacioni u krye nga oficerët një ditë më parë në lagjen ‘San Donato’ të Torinos.
Ata besohet se janë përgjegjës, për akuza të ndryshme, për trafikimin dhe posedimin e narkotikëve me qëllim trafikimin.
Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan mbi 530 gramë heroinë, kokainë dhe afërsisht 8,000 euro në para të gatshme.
Të dy shqiptarët u izoluan në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.











