• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pjesë e rezistencës antireformë/ Nishani gati të dërgojë në Kushtetuese “Statusin e gjyqtarëve e Prokurorëve”. 

by Java News
30/11/2016 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtësia shqiptare vijon t’i rezistojë reformës në këtë sektor. Edhe pse ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se nuk ka asnjë kthim pas, një grup gjyqtarësh dhe politikanësh në vend janë bërë të gjithë bashkë kundër reformës në drejtësi, duke tentuar ta shtyjnë sa më shumë të jetë e mundur. Një ndër këto institucione është Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe kreu i saj Bujar Nishani. KLD bashkë me Unionin e Gjyqtarëve e kanë bërë të qartë se do e dërgojnë në Kushtetuese ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por pse e kundërshton KLD këtë ligj? Ligji, i cili ka hyrë në fuqi javën që lamë pas, i heq të drejtën KLD dhe Bujar Nishanit për të emëruar gjyqtarë. Ata kanë të drejtë vetëm të komandojnë, por nuk bëjnë dot asnjë emërim. Kjo ishte arsyeja se përse pati valë emërimesh para hyrjes në fuqi të ligjit shkruan “sot”. Mirëpo tani Nishani dhe anëtarët e tjerë nuk janë pajtuar me përcaktimet në ligj dhe kanë nisur tentativat për ta shmangur.

Në mbledhjen e fundit të KLD, mësohet se është marrë vendimi për të ngritur një grup i cili do të merret me shqyrtimin e ligjit. Gert Hoxha, Brunila Kadi dhe Ridvan Hado janë mandatuar që të marrin dhe të studiojnë ligjin, për të gjetur ato nene që lënë vend për interpretim dhe KLD t’i përdorë për të vijuar me detyrën e saj. Edhe pse në mbledhje argumenti ka qenë se ky shqyrtim duhet të bëhet për të parë se si do vijojë puna e institucionit, mësohet se anëtarët po kërkojnë elemente të caktuara, në mënyrë që të shmangin ligjin.
Kushtetuta nuk e shkrin KLD dhe i jep asaj të drejta të plota, por ligji ja kufizon. Pikërisht këtu duan të ndërhyjnë dhe gjyqtarët dhe të gjejnë ato nene, ku në rast kundërshtish në emërime t’i përdorin si mburojë. Pasi të ketë mbarur shqyrtimi i ligjit, raporti do i dorëzohet Presidentit dhe do vendosë ai më pas se si do të procedohet. Nuk përjashtohet mundësia që në bazë të gjetjeve të ketë dhe ankimim në Gjykatën Kushtetuese.

Rrudhen kompetencat e Nishanit

Ligji për statusin e gjyqtarëve rrudh Këshillin e Lartë të Drejtësisë nga kompetencat. Në dy mbledhje të zhvilluara në një hark të shkurtër kohor, u pa se KLD bëri emërimin e rreth 20 gjyqtarëve. Arsyeja ishte se pas miratimit të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLD nuk e ka më këtë kompetencë. Ligji përcakton se KLD mund të bëjë emërime të përkohshme gjyqtarësh në zonat ku është shumë e nevojshme, por nuk ka asnjë të drejtë që të emëroje kryetarë gjykatash.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm mund të vendosin caktimin në pozicione të përkohshme të magjistratëve për të mundësuar ushtrimin e detyrave dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Deri në krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm heton shkeljet disiplinore nëpërmjet inspektorëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm bazuar në procedurën dhe kriteret e Pjesa V dhe dispozitës kalimtare të këtij Ligji”, thuhet në ligj./a.k

Next Post
Shërbimet sekrete, Roja Bregdetare dhe një mitraloz i frikshëm… siguria për djalin e Donald Trump (FOTOT)

Shërbimet sekrete, Roja Bregdetare dhe një mitraloz i frikshëm... siguria për djalin e Donald Trump (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

February 27, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

February 27, 2026
Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

February 27, 2026
“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

February 27, 2026
Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

February 27, 2026
Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

February 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

February 27, 2026
“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Doni apo s’doni ju, Belinda…”, zbulohet mesazhi i Ramës pas dyerve të mbyllura të PS

February 27, 2026
Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In