• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pjesë e grupit kriminal/ Ngatërroi shënjestër, vrau kamarierin: Policia kërkon 23-vjeçarin, ‘killer’ me pagesë

by Java News
05/10/2022 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm 23 vjeç, por është në skedat e kërkimit ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Kevin Zenelin apo Kevin Suçin, i cili rezulton i përfshirë në një seri vrasjesh me pagesë.

Quhet Kevin Zeneli apo Kevin Suçi, është vetëm 23 vjeç por është në listën e ekzekutorëve me pagesë dhe për këtë e kërkon e gjithë policia e shtetit.

23-vjeçari rezulton të jetë një person kyç në ekzekutimet dhe tentativat e vrasjeve që u zbardhën nga policia e Durrësit në aksionin e koduar ‘porositësi” ku 14 persona ranë në pranga dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

Kevin Suçi, dyshohet se është ekzekutori i vrasjes së 4 janarit të vitit 2022 në zonën e “Don Boskos në Tiranë.

Ai u nis të vriste Geron Hysenbelliun, me porosi të Kasandër Nogës, një tjetër emër i botës së krimit, por ngatërroi shënjestër dhe vrau kamarierin e lokalit, 35 vjeçarin Erion Çela që po shërbente në punë si çdo ditë.

Nga plumbat e kallashnikovit të Kevin Suçit mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë.

Një tentativë rrëmbimi e dy ditëve më parë, çoi në zbërthimin e grupit kriminal që vepronte në tiranë e Durrës.

Tentuan të rrëmbenin dy vëllezërit Dentian dhe Indrit Beqiraj në autostradë por plani dështoi.

Dy vëllezërit, pas kësaj mendohet se janë kthyer në bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe kanë rrëfyer një seri ngjarjesh kriminale.

Ata kanë pranuar se janë pjesë e një grupi kriminal vrasësish me pagesë dhe kanë përmendur emrin e Kevin Suçit.

Rezulton që dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiri janë të përfshirë në vrasjen e muajit maj të këtij viti në Sukth ku u vra me breshëri Arben Mërkuri i njohur si Maneci, gjithashtu i përfshirë në një seri vrasjesh.

Për vrasjen e Manecit, financues dyshohet të jetë Kasandër Noga dhe ekzekutor 23 vjeçari Kevin Zeneli apo Kevin Suçi. 23 vjecari është aktualisht në kërkim ndërkombëtar për një tentativë vrasjeje në Belgjikë.

Kevin Suçi akuzohet nga policia e shtetit për vrasje, mbajtje dhe prodhim armësh e municionesh si dhe sigurim i kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes si pjesë e grupit të strukturuar kriminal./m.j

Next Post
Aneksimi i territoreve të Ukrainës, Berisha ‘tremb’ Putinin: Nuk do t’i njoh kurrë vendimet e tua!

Berisha i fiksuar me portalet serbe? Nuk beson të dhënat e BE për cilësinë e ajrit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In