• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pjesë e FA-së/ 254 djem dhe vajza nisin stërvitjen, Peleshi: Keni bërë zgjedhjen e duhur

by Java News
03/03/2021 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

254 djem dhe vajza u përzgjodhën për të kryer Stërvitjen Individuale Bazë, përpara se të titullohen ushtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Të rinjtë dhe të rejat u përcollën personalisht nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj.

Në zbatim të masave anti-COVID, ceremonia e përcjelljes u zhvillua me një numër shumë të kufizuar të rekrutëve të rinj.

Ministri Peleshi i përgëzoi rekrutët për zgjedhjen për t’u bërë pjesë e FA dhe i siguroi ata se do t’i mbështesë personalisht në rrugëtimin e tyre.

“Shumë shpejt do ta kuptoni që keni bërë zgjedhjen e duhur. Unë ju siguroj se do të keni vëmendjen dhe kujdesin tim të vazhdueshëm si ministër i Mbrojtjes, por pa dyshim, dhe të të gjithë komandantëve dhe drejtuesve tuaj ushtarakë.  Ju do të jeni ata që do të shërbeni dhe nderoni Shqipërinë në misionet aktuale, por dhe ato të së ardhmes.  Kjo do të thotë që ju nuk do të jeni ushtarë të Forcave të Armatosura shqiptare, por dhe ushtarë të Aleancës, ju do të jeni ushtarë të NATO-s.”

Duke folur për arsimimin në Forcat e Armatosura, ministri Peleshi informoi të rinjtë për objektivat e tij për të sjellë risi në Akademinë e FA.

“Jeni shumë pranë finalizimit për të hapur degën teknologjive të informacionit në fushën e mbrojtjes, që do të thotë, kush mbaron bachelorin, mund të punojë në fushën e mbrojtjes, në specialitetin e teknologjive të informacionit që është iu pafund. Duam të hapim edhe një master të sigurisë kibernetike. Dikush prej jush apo kushdo tjetër, mund të ndjekë këtë master dhe të specializohet në një fushë për të cilën jo Shqipëria, por bota ka më shumë kërkesë sesa ofertë.“- u shpreh zoti Peleshi.

Për shkak të pandemisë rekrutët do ta zhvillojnë Stërvitjen Individuale Bazë, jo vetëm në Shkollën e Trupës në Bunavi, por edhe në mjediset e batalionit të I të këmbësorisë në Vaun e Dejës dhe batalionit të III të këmbësorisë në Poshnje të Beratit.

Shpërndarja e rekrutëve është bërë edhe në bazë të vendbanimit të tyre, me qëllim që të jenë sa më afër banesës.

Nga 254 kandidatë për ushtarë, 21 prej tyre janë vajza dhe 11 janë me arsim të lartë.

g.kosovari
Next Post
Testohet ulja e avionit në Aeroportin e Kukësit/ Balluku: Brenda 4-vjeçarit të ardhshëm parashikojmë që…

Testohet ulja e avionit në Aeroportin e Kukësit/ Balluku: Brenda 4-vjeçarit të ardhshëm parashikojmë që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

September 24, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Kush i nxjerr sekretet e hetimit që heton nxjerrjen e sekreteve?

September 24, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

Shtyhet seanca për Metën e Kryemadhin, mungon gjyqtarja. Avokati refuzon mbrojtjen: Rrezikoj licencën!

September 24, 2026
Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

September 24, 2026
LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

September 24, 2026
Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

September 24, 2026
Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Kryemadhi në GJKKO, ironizon SMS-të Hyseni-Agasi: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët…

September 24, 2026
“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

September 24, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Vlora Hyseni? Gogu: Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri

September 24, 2026
Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com