• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pjesa e parë / Mungon vetëm tundja e rrjetës, Kroacia e mbyll pa gola ndaj marokenëve

by A R
23/11/2022 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e katërt e Kupës së Botës në Katar u hap me sfidën fillestare të grupit F, që përballet me Marokun dhe Kroacinë në stadiumin “Al Bayt”, objekt që tashmë ka pritur ndeshjen inauguruese të kompeticionit të dielën e kaluar.

Formacioni i kombëtares afrikan është interesant, por ndryshimi i fundit i komisionerit teknik (Regragui zëvendësoi Halilhodzic në fund të gushtit) ka hequr njëfarë sigurie. Kroacia, plot talent, në vend të kësaj fillon me barrën dhe nderin e të qenit skuadra nënkampione në fuqi e botës.

Maroku startoi me ish-interistin Hakimi, Amrabat nga Fiorentina, Sabiri nga Sampdoria dhe Ziyech nga Chelsea. Te Kroacia, kapiteni Modric është fanar i mesfushës, i ndihmuar nga Brozovic dhe Kovacic. Në treshen sulmuese ballkanase ka vend për Vlasic, Pasalic dhe Erlic.

Asnjë precedent në Kupën e Botës mes Marokut dhe Kroacisë, të cilët janë përballur vetëm një herë në histori: ishte 11 dhjetor 1996 dhe në “Casablanca”, në gjysmëfinalen e trofeut “Hassan II”, sllavët fituan me penallti 7-6 pas barazimit 2-2 gjatë kohës së rregullt. Ajo ndeshje mbahet mend edhe për tre kartonë të kuq.

Kronika e lojës:

6’ – Këndorja e parë e ndeshjes është për Kroacinë. Topi harkohet në zonën e portës afrikane, ku Modric mundohet të godasë fluturimthi, por pa shënjestrën e duhur.

10′ – Kroacia dominon posedimin e topit, Maroku megjithatë tenton të vjedhë “sferën” për të dalë shpejt dhe befasishëm në kundërsulm.

13’ – Maroku i rrezikshëm. Diagonalja e Hakimi devijohet nga një mbrojtës kroat, pastaj topin e bllokon në tokë portieri Livakovic.

17’ – Blic ofensiv i Perisic, pas gabimit në fazën e hapjes së aksionit të Marokut. Kroati gjuan me të majtën nga jashtë, pak lart mbi traversën e Bounou.

21’ – Mundësi e mirë për skuadrën afrikane. Goditja e dënimit, ekzekutuar nga Ziyech, përfundon në barrierën kroate.

28’ – Frymëzimi vjen nga Kovacic, i cili kroson në qendër të zonës marokene. Portieri Bounou del me një shtrëngim të sigurt të topit në ajër, duke evituar rrezikun.

35’ – Ndeshje e ekuilibruar deri tani. Pas dominimit territorial fillestar të Kroacisë, Maroku ka ngritur qendrën e gravitetit. Megjithatë, nuk ka shanse reale për shënim.

Formacionet startuese:
Maroku (4-3-3): Bono; Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui; Amrabat, Ounahi, Amallah; Ziyech, En Nesyri, Boufal.
Kroacia (4-3-3): Livakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Borna Sosa; Brozovic, Modric, Kovacic; Vlasic, Kramaric, Perisic.

/a.r

Next Post
Rrëzimi i herësit s’prek 25 prillin/ Kreu i KQZ: Ndarja e mandateve është e pakthyeshme

"Nuk ka shtysë nga partitë për votimin elektronik", kreu i KQZ: Financimet ruse? Shkelje e rëndë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com