• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pjerini ma ka nxirë jetën”, Rama nga Lezha: Shëngjini si ‘grykë shisheje’, së shpejti projekti Balldre-Milot

by B K
18/04/2025 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama  i tha biznesmenëve se do të kishin edhe lehtësira fiskale, teksa do investohej në infrastrukturën rrugore lidhëse në bregdetin e Lezhës dhe më gjerë, për të zhvilluar turizmin. Rama bëri batuta edhe për kryebashkiakun Pjerin Ndreu, për të cilin tha se “ia ka nxirë jetën” për investimet rrugore që do zhvillojnë turizmin, si Shëngjini apo Balldre-Milot, që është në proces e sipër.

“Ti vëmë sipër edhe kartën e cilësisë, përveç asaj të cilësisë. Prioritet është ta shndërrojmë këtë bregdet më të frekuentuarin. Kemi bërë shumë investime, edhe pse e di se nuk janë mjaft. Turizmi ka marrë hov të dukshëm, por ka nevojë që ta shoqërojmë edhe me investime për infrastrukturën që i shërbejnë këtij hovi, siç e tha edhe kryetari, me ndërtimin e rrugëve lidhëse bregdetare. Do i bëjmë dhe ato.

Por Pjerini e di Lezhën si qëndrën e botës, por ne do ekemi parasysh, do investojmë edhe për zhvillimin e turizmin në këtë zonë, për cilësinë dhe namin që Lezha ka krijuar dhe po krijon përkuzhinën. Ka një plan, kam mbështetur një ide nga Lezha për guidën e kuzhinës! Ja ku është dhe profesori (i drejtohet personit që është i pranishëm dhe që ka bërë propozimin)… Jo se e propozove dhe po rri aty i heshtur! (bën batutë me të). Pra ne do e mbështesim këtë guidë të kuzhinës, për të gjitha pikat ku mund të shijohetkuzhona tradicionale apo e kombinuar. Ana tjetër është fuqizimi i infrastrukturës së zonës, e tha edhe Pjerini, se ma ka nxi jetën dhe shumë shpejt do shpallet projekti dhe nënshkrimi i kontratës për Milot-Balldren, që kërkon edhe kohën e vetë, do nisë puna, e do jetë i njëjtë për nga standardet si Thumanë-Kashar dhe do bashkohet me të, si dhe pjesën hyrëse të Shëngjinit, ku kemi përfunduar projektin dhe do bëjmë garën, që ta transformojmë Shëngjinin se është bërë gangrenë, si grykë shisheje, tmerr e ngushtë. Me Krujën dhe me akset e tjera lidhëse. Edhe pjesët që kemi bërë me fondin dhe Bashkinë si me Gjurmët Fishtjane dhe Fishtën, një projekt cilësor dhe bindës për Lezhën.

Rritja e vlerës së pasurisë këtu do jetë edhe më e madhe. Me hyrjen në BE, vlera e pasurisë së patundhsme do dyfishohet menjëherë, automatikisht sapo bëhesh anëtar i saj, por edhe qasja ndaj pronës ndryshon, pasi edhe qytetarët europianë do investojnë, sepse investojnë brenda BE-së”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij Rama premtoi për bizneset edhe lehtësira taksash dhe prioritete nëpërmjet një projekti që është në rrugë e sipër, që e cilësoi edhe si “faqe fiskale”.

Takimi u mbyll po me një batutë, teksa të pranishmit nuk po adresonin pyetje për kreun e qeverisë:

“Dhe meqë askush nuk e do fjalën, një zë këtej nga veshi i djathtë, nga policia (i referohet kryebashkiakut Pjerin Ndreut, që dikur ka qenë drejtor Policie), po më thotë që të çohemi dhe ta mbyllim, unë po ju lë dhe ju them shumë faleminderit”.

Fjalën e hapjes e mbajti kryebashkiaku i lezhës, Pjerin Ndreu, i cili vuri theksin te investimet e kryera dhe projektet në vijim, ku theksoi atë të rrugës Milot-Balldren, por edhe rrugëve bregdetare, zhvillimit të turizmit, mbështetjes së biznesit dhe situatës ekonomike.

Edhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën së Biznesit, Delina Ibrahimaj, vuri theksin e fjalës së saj tek kontriburi i qeverisë për biznesit, duke i mbështetur me ulje taksash, subvencione dhe fuqizim të biznesit të vogël.

“E ardhmja e Shqipërisë kalon nga biznesi i vogël, ndaj edhe ne po krijojmë lehtësira për të, edhe pse kështu na ulen të ardhurat në buxhet”, tha ajo mes të tjerash.

Next Post
Historia e një armiqësie/ Brahimi – Martinaj, akuza, fyerje dhe vrasje prej një dekade

Historia e një armiqësie/ Brahimi – Martinaj, akuza, fyerje dhe vrasje prej një dekade

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani liron nga burgu gazetaren italiane, niset me aeroplan për në shtëpi. Babai: Krenar për të!

Balluku i përgjigjet akuzave: Nuk i njoh drejtorët e Fierit, nuk t’i japin ata votat

May 14, 2025
Endri Shabani: Sulmet e Berishës ndaj partive të reja “skemë tipike” për të mbajtur monopolin e opozitës

‘Pro koalicionit me të rinjtë, kemi ftuar Shehajn dhe Sulën’, Shabani: Berisha nuk është kundër Ramës

May 14, 2025
“Llapaj kërkoi numërim nga e para”, Balluku “raporton” nga Fieri: I ofendoi e shau…

“Llapaj kërkoi numërim nga e para”, Balluku “raporton” nga Fieri: I ofendoi e shau…

May 14, 2025
Lufta/ Putin i gatshëm për bisedime: Do të flisja me Zelenskyn, por me një kusht

Zelensky: Nëse Putini nuk vjen në Ankara, negociatat janë të pakuptimta

May 14, 2025
“Bufit i është zhdukur Latifi, magjia nuk po bën punë!” Rama: Kjo është dinamika e opozitës pas zgjedhjeve

Vendosim karrigen e Shqipërisë në tryezën e BE

May 14, 2025
Deputeti italian shfaqet në Parlament i veshur si fantazmë për “të trembur” Melonin

Deputeti italian shfaqet në Parlament i veshur si fantazmë për “të trembur” Melonin

May 14, 2025
Sezoni veror / Altin Qato: Policia nuk toleron asnjë drejtues që bën shkelje

“Nga ora 06:00-18:00, ndalohen automjetet dhe këmbësorët…”, zona më e bllokuar për samitin në Tiranë

May 14, 2025
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

May 14, 2025
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

“Humbje e madhe” për politikën, tërhiqet pas dështimit në Korçë Edmond Spaho, ja mesazhi për demokratët

May 14, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Shqipëria “moderne” po shfaqet arkaike

May 14, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com