• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekskluzive / Ndreu: Vetëm tek ne ndodh që politika fërkon duart për krimin

by A R
12/01/2016 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist shprehet te JAVAnews për karakterin sociologjik të krimit në vend dhe sesi duhet t’i paraprijmë përndalimit të tij. Nga ana tjetër, ai e vendos gishtin e fajtorit nga politika e sotme, që bën shumë pak për të zbutur origjinën sociale të krimit dhe më shumë se kaq e humbet të gjithë përpjekjen në debate shterpë dhe në gjuajtjen e gabimeve të kundërshtarëve politikë…

Intervistoi Ben Andoni

Krimi në vend po luftohet, por është qesharake që politika kundërshtare fërkon duart, shprehet specialisti i njohur i policisë.  I pyetur për një të përbashkët politike ndaj luftës për krimin në vend, ai shprehet se: “Emëruesi i përbashkët është vështirë të gjendet dhe kjo është vrastare për luftën antikrim. Dikush lufton e dikush fërkon duart kjo ndodh vetëm tek ne. Ka ardhur koha që politika t’i thërrasë mendjes dhe të gjejë gjuhën se krimi është sëmundje në trupin e shoqërisë, që shkakton viktima në jetë, pasuri dhe në vetë mbarëvajtjen e shtetit.

Pak ditë më parë, shifrave optimiste të uljes së situatës së vrasjeve në vend, opozita i është përgjigjur me deklarata që e kundërshtonin dhe e atakonin relacionin e Ministrisë së Brendshme. Kur e shikon situatën e krimit në vend, që nuk gjen dot të përbashkët në punën e të dy palëve, atëherë e kupton lehtë sesa të vështirë e ka politika të jetë me një emër të përbashkët për gjërat madhore në vend…

Larg këtyre, situatën e krimit e kupton më së miri, duke gjykuar për faktorin social, që në vend është përkeqësuar disi prej varfërisë. Që aty duhet të fillojë puna për parandalimin e krimit, shprehet specialisti i njohur, që ka marrë pjesë vetë në fushata kundër krimit dhe shpesh në vendosjen e rendit: “Duhen koordinuar masat parandaluese që në gjenezë e jo kur krimi ndodh. Raporti i angazhimit në luftë kundër krimit në masat para se të ndodhë në ato kur ndodhë është në raport të zhdrejtë dhe anon nga e fundit. Pra, kur ndodh. Një vend i varfër, me institucione shtetërore e drejtësie të dobëta e të korruptuara, me urbanizim kuturu e pa adresa, me probleme të thella sociale, me papunësi të lartë e krim të organizuar prezent, është i rrezikuar nga krimi. Dhe nëse masat nuk koordinohen në mënyrën e duhur, nëse nuk mobilizohen të gjithë faktorët krimin nuk ulet”, shprehet ai.


A është e mundur të punohet që më parë profesionalisht me trendet e kurbave të krimeve në një vend, duke u nisur p.sh. nga gjendja aktuale social-ekonomike e Shqipërisë?

“Kriminaliteti shqiptar ka fizionominë e vet ashtu si çdo vend tjetër. Gjendja ekonomike është faktor i rëndësishëm, jo thjeshtë për pamundësinë e sigurimit të mjeteve të jetesës por nga pasojat që vijnë. Nëse je i varfër natyrshëm çalojnë tre institucionet sociale: familja, shkolla dhe shoqëria (lagjja). Një familje e varfër ka pak gjasa të shkollojë si duhet fëmijët, prodhon dhunë, tensione për shkak të mungesës së ushqimit, veshjes etj. Por dhe diskriminimi që i bën shoqëria të varfërve i detyron këta të frekuentojnë ambiente shoqërore problematike. Sa shoqëria jonë i stimulon apo i frenon këto faktorë kriminogjene? Kjo do ishte një analizë që duhet bërë. Sepse ndërsa flasim për parandalim krimi dhe nuk konsiderojmë masat edukuese në këto tre pika, atëherë perspektiva e luftës kundër krimit do jetë e turbullt. Duhen koordinuar masat parandaluese që në gjenezë e jo kur krimi ndodh. Raporti i angazhimit në luftë kundër krimit në masat para se të ndodhë në ato kur ndodhë është në raport të zhdrejtë dhe anon nga e fundit. Pra, kur ndodh. Një vend i varfër, me institucione shtetërore e drejtësie të dobëta e të korruptuara, me urbanizim kuturu e pa adresa, me probleme të thella sociale, me papunësi të lartë e krim të organizuar prezent, është i rrezikuar nga krimi. Dhe nëse masat nuk koordinohen në mënyrën e duhur, nëse nuk mobilizohen të gjithë faktorët krimin nuk ulet”.


Pse është e vështirë për politiken shqiptare që të ketë emërues të përbashkët për probleme madhore, si ai që lidhet me luftën e krimit dhe ku të dy palët mëtojnë se janë të angazhuara?

“Fatkeqësisht, politika flet shumë për krimin e nuk bën sa duhet. Nëse ka një problematikë  të llojit që përmendëm më lart, faji është pikërisht i politikës. Por, edhe në shpërqendrimin e institucioneve të shtetit, në ligjbërjen, zbatimin e ligjit, korrupsionin etj., pak shihet të bëhet. Por ka të dhëna alarmante, kur një krah i politikës prodhon në lajthitje skandaloze shifra kriminaliteti të paqena. Siç është rasti i krimit të vrasjes për vitin 2015. Është e rëndë që të flitet me gjuhën e mllefit deri atje sa të amplifikosh statistika që nuk ekzistojnë. Historikisht gjendja e krimit të vrasjes nuk është manipuluar dot asnjëherë. Ai është një krim i rëndë që nuk lë shteg për abuzim. Nuk e di akoma se pse ndodh kjo, por them se është shfaqje e shëmtuar në luftën antikrim dhe pse jo inkurajim i krimit. Emëruesi i përbashkët është vështirë të gjendet dhe kjo është vrastare për luftën antikrim. Dikush lufton e dikush fërkon duart kjo ndodh vetëm tek ne. Ka ardhur koha që politika t’i thërrasë mendjes dhe të gjejë gjuhën se krimi është sëmundje në trupin e shoqërisë, që shkakton viktima në jetë, pasuri dhe në vetë mbarëvajtjen e shtetit”.

Next Post

Ushtria ndërton urën në Skuraj të Kurbinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In