• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pjerin Ndreu: Unë jam fajtor për përmbytjet, por ka edhe një radhë kjo punë!

by Os De
08/01/2026 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke pranuar fillimisht barrën e tij të fajit, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka bërë një analizë evidentuese të shkaqeve që shumë qytete të vendit përmbyten masivisht dhe lehtësisht sa herë që shtohen reshjet e shiut.

Postimi i plotë:

Kush është fajtori?!

Ka një çorbë prononcimesh në rastin e përmbytjeve, duke shfrytëzuar gjithë talentin e bojatisjes me bojë të kujtdo për situatat që vijnë herë pas here! Por kush është fajtori? Jam unë? Po, jam! Është një tjetër? Po, është! Jemi ne? Po, jeni të gjithë! Por ka një radhë kjo punë, si për çdo gjë!

E para është krimi i batërdise së urbanizimit pa pikë kriteri të pas ’92! Padija dhe mosfunksionimi i projekteve urbanistike bënë që të dynden në fusha me ndërtime mbi kolektorë, kanale kulluese e vaditëse e ku i tekej kujtdo që donte një shtëpi në fushë! Shteti ku ishte? Shkrihej me injorancën e vet, gjoja të përmirësimit të jetesës së atyre që u shpërngulën në hesap të vet! Po kanalet e ujërave të zeza, të bardha, rrugët, energjia, shkolla, ambulanca?! As se vrau njeri radaken për këto! Fut e bjer, ndërto ku të duash! Dy shtëpia këtu, një atje përtej, katër të tjera mbi kanale!

E dyta, kanalet kulluese u lanë në ditë të kiametit, 30 vite pa prekur! As s’u bë një vlerësim se sa janë të bllokuara për shkak të ndërtimeve e sa janë eficente që duheshin hapur! As u mor ndonjë iniciativë për të vendosur rregull urban dhe orientuar zhvillimin! S’e bëmë asnjëri, dmth, me themel siç duhet!

E treta, investimet u bënë sipas një trajektoreje jo studimore që të eliminonin vërshimin e përrenjve! Nuk u pa pothuaj fare si opsion disiplinimi i këtyre prurjeve malore, me prita dhe devijime rrjedhjesh larg qendrave të banuara!

E katërta, ekspertët e zotë i nisën për në shtëpi. Nuk i duheshin askujt! Ca vdiqën të pavlerësuar! Ca jetojnë të papërfillur! Ca që erdhën, bënë shkolla me lekë e ku e di unë me çfarë, dhe s’kanë idenë si zgjidhen këto gjëra! As nuk duan të mësojnë!

Të gjithë kemi faj! Banorët që derdhën lekët e nuk menduan çfarë i pret, por që as s’ua tregoi kush! Shteti rrumpallë që i la të bënin si të donin! Ne që s’e gjejmë dot si zgjidhet ky lemsh që do e kemi në fyt rast pas rasti! Ky ka faj e unë s’kam faj, është një tymnajë që duhet t’ua kursejmë qytetarëve të gjithë ne! Të ulim kokën e të mendojmë çfarë mund të zgjidhim, sepse të gjithë e kemi vënë nga një tullë në këtë batërdi!

Unë për vete ndihem fajtor!

Next Post
Automjeti me 3 persona bllokohet nga bora në malet e Gramshit, humbet kontakti prej orësh

Automjeti me 3 persona bllokohet nga bora në malet e Gramshit, humbet kontakti prej orësh

Comments 1

  1. Builder says:
    17 hours ago

    Më ndjeni zoti Pjerin.
    Nuk jam në një mëndje me ju. Absolutisht jo.
    Nuk jeni ju fajtori. Nuk jeni fajtor fare, opo fare – fare.
    Të vijnë ishat bashkiakë apo ishat kryetarë komune, të kohës së SaliPodhës, të japin llogari,,për evazionin makut të hordhisë katundare të lëshuar si prèja mbi gjënë, duke ndertuar shtepi, pikërisht aty ku nuk ndertohet.
    Në kohë të xhaxhit Enver, nuk lejohej kategorikisht ndertimi në fushë, apo mbi kolektorë, kanale e vija kulluese.
    Lejohej vetëm ndertim në kodër, mal apo mbi ngrehina tokësore shkëmbore, e lidhur kjo si me përmbytjet ashtu edhe nga termetet, si mësim nga termeti shfarosës i 1979, ku vetëm shtepitë në kodra e ngrehina, nuk pësuan asnjë dëmtim.
    Prandaj Pjerin Ndreu, mos e xej kryet, siç thonë malcorët, por bjeru kresë, kujtdo që do ti kundervihet fakteve nga ku edhe kanë rrjedhur këto dëme që po ndodhin në këto ditë të mjerueshme të rrebesheve të shiut.
    Nuk ke asnjë faj, për pasojat e shumë paraardhësve të tu.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përfaqësojnë parti pa emër dhe pa elektorat”, iniciatori i Kuvendit të Veriut sulmon aleatët në tryezën e PD

“Përfaqësojnë parti pa emër dhe pa elektorat”, iniciatori i Kuvendit të Veriut sulmon aleatët në tryezën e PD

January 9, 2026
Analizë/ SHBA nuk përjashton përdorimin e forcës për Groenlandën, çfarë do të thotë kjo për NATO-n

Analizë/ SHBA nuk përjashton përdorimin e forcës për Groenlandën, çfarë do të thotë kjo për NATO-n

January 9, 2026
Moti i keq, anija me flamurin e Tanzanisë mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales në Lezhë

Moti i keq, anija me flamurin e Tanzanisë mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales në Lezhë

January 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 10 Janar 2026

January 9, 2026
E RËNDË! Po fliste para gazetarëve, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë (VIDEO)

E RËNDË! Po fliste para gazetarëve, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë (VIDEO)

January 9, 2026
Një shkëndijë elektrike dyshohet se shkaktoi zjarrin te “5 Maji”, kryhet ekspertiza nga grupi hetimor

Një shkëndijë elektrike dyshohet se shkaktoi zjarrin te “5 Maji”, kryhet ekspertiza nga grupi hetimor

January 9, 2026
Berisha i jep ‘strategjinë’ partive opozitare: Ministrat sulmojini me vezë dhe domate! Ata e kanë fajin për…

Berisha i jep ‘strategjinë’ partive opozitare: Ministrat sulmojini me vezë dhe domate! Ata e kanë fajin për…

January 9, 2026
”Të vijë e të më dalë përballë”, djali i Kadri Roshit sulmon gazetarin: S’ka marrë asnjë lek nga Servet Pëllumbi! Ai kishte mik Nanon…

”Të vijë e të më dalë përballë”, djali i Kadri Roshit sulmon gazetarin: S’ka marrë asnjë lek nga Servet Pëllumbi! Ai kishte mik Nanon…

January 9, 2026
Shpërndanin lëndë narkotike në Lezhë, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë

Shpërndanin lëndë narkotike në Lezhë, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë

January 9, 2026
Mbyllet procesi i numërimit në Kosovë, LVV kryeson me mbi 51% të votave

Mbyllet procesi i numërimit në Kosovë, LVV kryeson me mbi 51% të votave

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In