• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pjerin Ndreu: Djegia e mandateve, një vetëvrasje politike

by Java News
21/04/2019 12:38
Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, duke hyre gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes maxhorances dhe opozites ne lidhje me Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmaker, Pjerin Ndreu during a parliamentary session.

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, duke hyre gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes maxhorances dhe opozites ne lidhje me Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmaker, Pjerin Ndreu during a parliamentary session.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Socialistët nuk kanë hyrë në bashkinë e Lezhës që në vitin 2007, kur ju dha “dhuratë” LSI-së.

Nga një bastion i majtë dikur më pas zona kaloi e gjitha djathtas, duke u kthyer dhe një nga patatet më të nxehta politike të zgjedhjeve shqiptare.

Si në 2013-n, ashtu edhe në 2017-n qarku që nxjerr 4 deputetë jetikë për ekuilibrin kombëtar ka qenë një arenë e përplasjeve të forta dhe ku aktorët në lojë ishin të nivelit më të lartë- që nga Presidenti i Republikës që u angazhua direkt në fushatë 2 vjet më parë ku bëri thirrje për armatosje.

Sot Lezha vjen me dy goditje në të dy krahët nga hetimet e prokurorisë: kryetari aktual i bashkisë që i përket PD-së, Fran Frrokaj dhe ish-deputeti i PS-së, Arben Noka që përfaqëson një grup të rëndësishëm interesi.

Në Lezhë socialistët kanë dërguar një politikan të lartë siç është deputeti Pjerin Ndreu, i cili pasi përfaqësoi Lezhën dy vjet si deputet pritet të lërë mandatin për të garuar për postin e kreut të bashkisë, post dhe rol që është i rëndësishëm për ekuilibrat politikë në zgjedhjet e përgjithshme.

Në një intervistë për “TemA Javore”, Ndreu ka prezantuar hapat konkretë që do të ndërmarrë me problemet që po përballet qyteti i Lezhës. Duke u ndalur tek platforma që do të ofrojë për lezhjanët, Ndreu tha se do ketë një revolucion qe nga qasja e administratës së bashkisë e cila duhet të transformohet nga godinë punësimi në godinë shërbimi.

Sa i takon terrenit të vështirë elektoral si Lezha ku në zgjedhjet e fundit u shënuan disa aksidente si edhe paralajmërimin nga eskponentë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për akte dhune, Ndreu theksoi me bindje të plotë se do të krijojë gjithë komoditetin që zgjedhjet të jenë të qeta, ku secila palë të shprehë qetësisht alternativën.

Vendimin e kreut të PD-së Lulzim Basha për të djegur mandatet, socialisti e quan një gafë të rëndë dhe një vetëvrasje politike.

Të lësh mandatin e deputetit për kryetar bashkie është privilegj apo sakrificë?

Është një ndryshim që ka të bëjë me stilin apo komoditetin që të jep një detyrë. Mendoj që duke parë derexhenë se ku është katandisur menaxhimi i bashkisë Lezhë, është një detyrim ndaj atij komuniteti, ndaj politikave te zhvillimit që ne si PS e kemi në ADN me pushtetin lokal.

Si ju erdhi propozimi për tu bërë kandidat për kryetar Bashkie? Ishte një kërkesë e juaja apo vendim i kryeministrit Rama?

Në fillim kam rënë dakord me strukturat e PS në Lezhë. Pa atë dakortësi nuk do bëhej e mundur. Pastaj duke parë këtë, kuptohet që ka pasur dakortësi dhe në kryesi dhe tek unë. Nëse nuk harmonizohen të gjithë faktorët nuk ke si kandidon.

Cili është opinioni juaj për paraardhësin tuaj? Çfarë i njihni si meritë?

Nuk kam asnjë koment. Nuk më takon mua, por votuesve të Lezhës të gjykojnë.

Çfarë platforme u ofroni Lezhës?

Jemi në përpunim të platformës. Po konsultohemi me problematikat dhe grupe të ndryshme interesi. Po ajo që mund të them është që do ketë një revolucion qe nga qasja e administratës së bashkisë e cila duhet të transformohet nga godinë punësimi në godinë shërbimi. Një sistem ku qytetarët të jenë pjesëmarrës në politikat e zhvillimit të qytetit. Ku çdo lek do bëhet transparent për mënyrën si shpenzohet etj.

Çfarë do keni përparësi, më saktë kush është me emergjentja?

Administrata e bashkisë, sistemi i taksimit, vizioni i transformimit të pushtetit, projektet për zhvillimin dhe një mënyrë të re komunikimi me qytetarët.

Duke parë një terren të vështirë elektoral si Lezha ku në zgjedhjet e fundit u shënuan disa aksidente. Si keni menduar ta zhvilloni fushatën për të mos patur një përsëritje të historisë?

S’do ketë asnjë incident nga ana jonë. Do krijojmë gjithë komoditetin që zgjedhjet të jenë të qeta ku secila palë të shprehë qetësisht alternativën. Nuk ka për të pasur!

Por z.Ndreu, eksponentë të Partisë Demokratike dhe LSI kanë paralajmëruar djegie qendrash votimi dhe akte dhune…

Kanë punën e tyre. Nuk mendoj se kjo është një alternativë. Ne do vazhdojmë punën tonë duke shmangur çdo lloj konfortimi. Nuk kemi asnjë lidhje me aktet e dhunës.

Z.Ndreu! Rendi është një përgjegjësi që i takon mazhorancës, në këtë drejtim a keni marre ju masa për t’i garantuar siguri qytetarëve ?

Situata e rendit është e stabilizuar në Lezhe. S’ka asnjë problem shqetësues. Policia po bën një punë të mirë.

Nëse kundërshtarët tuaj politikë do ju ftojnë, a do jeni të gatshëm për një ballafaqim publik?

S’kam asnjë kompleks për t’u ballafaquar për çdo gjë që ka lidhje me zhvillimin e Lezhës. Jam aty për tu përballur dhe marrë përsipër jo për tu shmangur. Ne do dalim me alternativë të qartë duke vënë pikat mbi i.

Ju lutem keni një gjë më konkrete se çfarë doni të bëni në Lezhë, një premtim që keni mbështetje edhe të qeverisë?

Një revolucion total në shërbime, projekte dhe investime.

Një nga rivalët të zyrtarizuar deri tani është edhe Ndocaj, ish deputeti i PS. Si e shihni?

No koment

Një pyetje përtej kandidimit. Si i vlerësoni prurjet e reja në parlament?

S’jam unë që i gjykoj. Janë zgjedhje të liderëve të opozitës. Janë ata që japin opinione që i njohin më mirë përderisa i kishin përzgjedhur si ajkën e vetë për tu përfaqësuar.

Basha për gjithë këtë që bëri( djegien e mandateve) gaboi apo ka një as nën mëngë?

Gjithë kancelaritë ndërkombëtare e kanë cilësuar gabim. Precedenti është i rrezikshëm dhe prodhon destabilitet. Askush nuk e mbështet. Bile as anëtarë të PD. Kështu që është një gafë jo gabim. Vetë vrasje politike.(TemA Javore)

g.kosovari

Next Post
Krimet e Rënda nisin marrjen e dëshmive për grabitjen në Rinas, të parët drejtuesit e Aeroportit

Krimet e Rënda nisin marrjen e dëshmive për grabitjen në Rinas, të parët drejtuesit e Aeroportit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com