Kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike, Mark Marku akuzoi pak ditë më parë pushtetin lokal për blerje votash.
I ftuar në “Opinion”, Marku tha se nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku që kishte përballë në studio, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu e të tjerët kanë dhënë lekë për vota.
Kjo deklaratë do “ti kushtojë” Mark Markut, pasi kryetari i bashkise se Lezhes e ka paditur për shpifje deputetin e zgjedhur te PD.
Fletë-padinë Ndreu e ka publikuar në rrjete sociale, teksa thotë se “Me shpifësit nuk ka rrugë tjetër, shihemi në gjyq”.