Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka humbur nga COVID një person të rrethit familjar.
Betejën e ka humbur Mark Gjoka. Lajmin e ka bërë me dije vetë Ndreu me anë të një postimi në rrjete sociale i cili shkruan se Gjoka është kushëriri i tij.
“Të qofte dheu i lehte Mark Gjoka! Kushëriri im që më ka impresionuar gjithë jetën me burrninë, besnikërinë, përkushtinin, dashamirësinë dhe gjithçka pashë te ti ! Burrë i rrallë që mishëronte me të mirën e shtëpisë së madhe të “Jakajve”!
Modeli i burrit qe eshte veshtirë ti ngjash ! Jam i pikëlluar pafund per ikjen tënde, pas luftës se gjatë me mortajën COVID! Do na mungosh, por prehu i qetë se na ke lënë vlera burri që s’na le të harrojmë”, shkruan Ndreu./a.p











