• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pizevengjër, zuzarë, zorzopë, teveqelë! Të kam shkarkuar Damo

by Agron Gjekmarkaj
27/07/2023 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Pjesa e dytë e fjalimit sekret që Babo mbajti në Asamble !

Pizevengjër, zuzarë, teveqelë!

Vite më parë kur ju kam njohur përshtypje të madhe më kanë bërë dhembet tuaj çatall diku si rrasa varri në lendinë, tjetër kund si gur mulliri ndanë një përroi. Tani të gjithë e keni urbanizuar e rilindur gojën, i keni lëmuar e mprehur  dhe me ta po kafshoni kudo në veri në jug, në breg, në fushë në mal aq sa na e keni bërë Spakun si sekretariat partie dhe burgun si kamp verimi. Ju plaçin sytë, ju plaçin. Edhe pse keni lëkurë derri dhembet e mia janë prej ujku dhe para së të më kafshoni mua ju bëj unë fërtele.

Jyrgys Çyrbja ndihej më i begenisur në këtë terror. Atij Babo i kishte dhënë një liske (thupër) dhe më të në dorë ai vët vët kopaniste ndonjë që humbiste fillin e vëmendjes. Pa duke qeshur Eni Xaken po nuk i bëri dora në vend të saj  i ngjeshi dy të mira Klevis Xhoxhit bashkë me qortimin -dëgjo aty!

Ndërkohë Babo fliste: ‘Batakçinj, prej ditësh rrini me njëri tjetrin dhe shikoni hartën e botës në cilat vende nuk ka ekstradim. Ziheni kush do të shkojë në Dubai e kush në Paraguai po me këto duar more do ju kap edhe në vrimë të miut po u fshehët. Ministrushet dhe ministrushët e mi shohin filxhan, i kanë mbushur defterët e zyrave me njolla  e rrathë kafeje të kthyer, do të na heqë sot do na heqë nesër.  Grupi gjithashtu hargaliset  do më vërë mua, do të vërë atë. Në djall morë do ju çoj -firauner. Def nga sytë do t’u bëja që sonte po nuk dua t’u jap kënaqësi atyre që thanë se do ju shporr. Iniciativat i marr vetë në këtë vend. Po këtu jemi edhe nesër edhe pasnesër e gjatë është stina. Do ta kujtoni Tepelenën e Bënçën.

Po ju lajmëroj se mos më bëni si Delina që e shkarkova dhe kapej për këmbët e tavolinës. ‘Nuk dua  të iki, nuk dua të ik’, pata frikë se plas nga vapa ndaj e shtyva ca ditë që të ketë shoqëri.

Zorzopë!

Në këtë moshë e me kaq eksperiencë nuk besoj që habia do të trokiste përsëri mbi mua. Por gabuar qenkam. Barku juaj si hauret e nëmces s’ka fund e fillim. Ai mbetet labirinti më i madh i bashkësisë. Aty gjendet harta e vërtetë turistike. Ai nuk ka sinore  as malore, është i gjithi gropë, teposhte aq sa s’ka Dante e Virgjil me kandil në dorë që merr guximin të kalojë neper të se mbesin pa dritë e thyejnë qafen. Aty ka përfunduar e gjithë Shqipëria. Në atë bankë ka paratë, në atë burg të tashmen.

Qafira!

Mos mendoni se ja hodhët paq. Palestër, do ju bëj, gjimnastikën që nuk jua merr mendja. E mbani mend kur pinit verë lundre nga ajo e hapura dhe kërkonit të me mbushini mendjen se ajo e Beratit është më e mira në Botë?  E mbani e mbani ju mos u bëni meit ?! Tani flisni si të stërholluar mendimi  për ato të Toksinës dhe Burgonjes  po kur t’i kërkoni në meny restorantesh do të gjeni shishen 313 bërë në vreshtat e Drenovës apo të Fierit. Atë nuk do e pi unë, ju do ta pini more qerratenj.

“Deka kapak ari, deka kapak ari” mërmëriste  Ulsiu si në kllapi. Babo e dëgjoi dhe ja ktheu edhe ajo do vijë një ditë, por varet  në zgjidhni që të mbërrijë me nder apo me turp.

Pandeli Majko ja kishte zili Moisi Golemit që e kishin rrjepur dhe kriposur në Stamboll. Më me fat ai që ra në kasapë profesionistë i fliste në vesh Mimi di Puçini sesa ne të liskosemi nga Çyrbja. Mimia lëshoi një shkundullimë ‘ufff bëëërrrr’. Të keqen mos e thuaj dy herë se alivanoset Etilda.

Zuzarë !

Le të kthehemi te Partia sokëlliu Babo dhe shikimi si rrufe ra mbi Damon. Po ti ç’bën aty i tha ? Hiç ore po rri në mbledhje po dëgjoj si të tjerët ! Hëëm. Hiç ë ? Të kam shkarkuar pra, pështyva u tha dhe je ënde aty të piu e zeza. Dil jashtë! Nuk dua oree tha Damo. Nuk dal. Babo me vrap ju turr. Vrap Damo vrapo Babo neper sallë. Kapeni more të paudhin kapeni more. Nuk më zë njeri me dorë tha Damo unë jam si Vojo Kushi dhe nga dritarja kërceu e ra në pishinë. Nga aty neper bregore zbriti në qytet, i lagur por gjallë.

Veziri i madh Tao  i bekuar nga lëvdatat  që mori nga Babo fërkoi gushen dhe në latinisht lëshoi maksimën  “qua fugiunt hostes via munienda est”. Ju kujtua ajo dite që Babo e lejoji të mbështeste kokën në gjoksin e tij. Atë feston si ditëlindje.  Elisa edhe pse u mburr prej tij nuk shfaq gazi në simfoni. Shtatë sekretaret e vegjël ikën nga sytë këmbët. Blerina hoqi takat dhe u ndie më e lehtësuar zbathur. Etjeni në shëndet bëri si bëri paçka se ju mbajt fryma në dy sekonda u ngjit te lapidari në Sauk. Kur qetësia u vendos Babo mori fjalën dhe e tundi përsëri!

Teveqelë!

Akademia e partisë ku është, veprat dhe mendimi i saj ku, idetë për të ardhmen, risitë ?

Ajo nuk funksionon dhe kjo është e rënde.  E keni shndërruar në akçihane. Madje i keni dhënë diplomë edhe Safetit. Akademiket Ragip Suli me këmishë të kuqe, Termet levendi, Frida Krifca, Niko Nikoqiri, Bujari i Lushnjes, Ismet Beqiri, Dilo Nasufi, Xhemal Qefalia, Nasip Naço, Tezja dhe Bora ngrinë sikur të kishin një jetë nën akull. Të tjerët u struken. Babo kërkonte me sy Kostën e Gramozit dhe të Linditës si akademik i vërtetë që është  po ai virani nuk u gjet.

Për ta pyetur ç’literaturë u ke dhënë? Në Bibliotekë ç’bëjnë? Atëherë Akademinë ja besoi Klosit bashkë me partinë. Ai tha më vete më mirë të më bënte ministër po hajt më mirë një vezë sot se një pulë mot, më mirë se asgjë.

Atëherë kur dukej se Çuçi po nisej për në Had, Babo i thotë dale ku vete ti, eja bëhu kryetar grupi dhe  e këshilloi  ruhu nga shikimet e ëmbla të Joridës dhe Gaz Bardhit se nga ai që shkruan s’ të vjen ndonjë e keqe se ai aq di aq thotë, për një qyfyre djeg jorganin. Po nga Luli pyeti Bledi? Jo jo ai është yni, shkëmbe shikime me të, djali tënd ay, shyqyr që e kemi evlanë. Mbledhja u mbyll me një propozim të Arben Pëllumbit që gjet miratimin e Babos “ secili prej nesh të vijë me propozime konkrete vetëndëshkimi, si akt ndaj Babos , partisë dhe popullit se kështu po e lodhim po e plakim që na shoftë mortja na shoftë”.

Next Post
Ekzekutimi me thikë/ Kush është shqiptarja që porositi vrasjen e bashkëshortit

Ekzekutimi me thikë/ Kush është shqiptarja që porositi vrasjen e bashkëshortit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha pret në takim ish-presidentin francez: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, investim strategjik për Evropën

Hoxha pret në takim ish-presidentin francez: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, investim strategjik për Evropën

June 24, 2026
Meta në gjyq: Akuzat janë fantazi, për ligjin e minierave duhet të dëshmojnë Rama dhe drejtuesit e PS

Meta në gjyq: Akuzat janë fantazi, për ligjin e minierave duhet të dëshmojnë Rama dhe drejtuesit e PS

June 24, 2026
“Kërkesat e protestës janë mashtrim”, Çupi: Goxhaj po i shërben interesave të Iranit

“Kërkesat e protestës janë mashtrim”, Çupi: Goxhaj po i shërben interesave të Iranit

June 24, 2026
Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

June 24, 2026
“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

June 24, 2026
“E njoh firmën e Plakut”, kreu i veteranëve të UÇK: Goxhaj të na thotë zonën që ka luftuar

“E njoh firmën e Plakut”, kreu i veteranëve të UÇK: Goxhaj të na thotë zonën që ka luftuar

June 24, 2026
Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

“Hidratim dhe shmangie të ekspozimit gjatë pikut”, ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

June 24, 2026
Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

Inspektorët e OKB-së hyjnë në Iran? SHBA dhe Teherani me deklarata kontradiktore për Hormuzin dhe programin bërthamor

June 24, 2026
Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

June 24, 2026
Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In