• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pistoletë, jelek antiplumb dhe drogë të fshehura në makinë, arrestohen tre të rinj në Durrës

by Ardit Rada
25/08/2020 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre persona janë vënë në prangat e policisë në Durrës, për shkak se janë kapur me armë zjarri me silenciator, drogë e veshje antiplumb si të Policisë.

Të arrestuarit janë B. M., 28 vjeç; V. Z., 24 vjeç dhe E. K., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, të tre banues në Durrës.

Sipas policisë për kapjen e tyre është mbajtur nën vëzhgim mjeti me të cilin këta shtetas po qarkullonin dhe në lagjen nr.17, Kënetë, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin e dyshuar për kontroll, ku kanë gjetur dhe provat materiale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Silenciatori”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim të ngushtë me nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP Durrës.

Sekuestrohen armë zjarri me silenciator, drogë e veshje antiplumb si të Policisë.

Vihen në pranga 3 shtetas, 1 prej tyre i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, falë edhe kontrolleve të shtuara kohët e fundit me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar në informacionet që Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dispononte, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Silenciatori”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. M., 28 vjeç; V. Z., 24 vjeç dhe E. K., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, të tre banues në Durrës.

Mbi bazën e informacioneve të marra më parë, është mbajtur nën vëzhgim mjeti me të cilin këta shtetas po qarkullonin dhe në lagjen nr.17, Kënetë, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin e dyshuar për kontroll.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin B. M., në sediljen e pasagjerit, në një çantë dore, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me silenciator dhe në bagazhin e mjetit një jelek antiblumb si i Policisë.

Nga hetimet dhe informacionet e marra, rezulton se armën e zjarrit dhe antiplumbin do t’i shisnin kundrejt vlerës 3000 euro.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e shtetasit V. Z., u gjetën 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon operacioni për identifikimin dhe kapjen e personave që do të blinin sendet e kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprat penale “Armëmbatja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/e.rr

Next Post
Rusia nuk pranon versionin e Gjermanisë për kundërshtarin e Putin: U nxituat kur deklaruat se u helmua

Rusia nuk pranon versionin e Gjermanisë për kundërshtarin e Putin: U nxituat kur deklaruat se u helmua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

June 10, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

“Irani e shpalli hapur se është pas protestave”, Çupi: Po ushtron ndikim përmes financimeve

June 10, 2026
Zvërneci/ Dita e 11-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi “Skënderbej”, do të marshojnë drejt Kryeministrisë

Zvërneci/ Dita e 11-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi “Skënderbej”, do të marshojnë drejt Kryeministrisë

June 10, 2026
Protestat/ Tur-operatorët: Do të dëmtojë sezonin turistik në Shqipëri

Protestat/ Tur-operatorët: Do të dëmtojë sezonin turistik në Shqipëri

June 10, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Irani kërkon destabilizimin e Shqipërisë”, analisti: Manipulojnë me inteligjencë artificiale dhe numrin e protestuesve

June 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Amulli në Partinë e Saliut

June 10, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

June 10, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

June 10, 2026
“Sazani, ishulli i fortifikuar që kontrollonte hyrjen në Adriatik në vitet ’50”, dokumenti i deklasifikuar i CIA-s

“Sazani, ishulli i fortifikuar që kontrollonte hyrjen në Adriatik në vitet ’50”, dokumenti i deklasifikuar i CIA-s

June 10, 2026
GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

June 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In