• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Pistoleta e kallashnikovë’/ Si u zbulua depo e modifikimit të armëve, policia: Shiteshin te grupet kriminale

by Java News
16/06/2022 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elvis Bakalli dhe Dorian Kalo janë arrestuar nga policia e Shtetit pas zbulimit të një depo për modifikimin e armëve në Mëzez. Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika se ata janë kapur duke punuar për modifikimin e armëve në një banesë në pronësi të Elvis Bakallit në zonën e Mëzezit.

Ata siguronin armë nga persona me të shkuar kriminale dhe dyshohet se më pas ato shiteshin te grupet kriminale me qëllim përdorimin e tyre në krimet kundër personit. Panganika deklaroi se dy personat e arrestuar modifikonin armët dhe prodhonin silenciatorë duke ia vendosur armëve që pas nxirreshin në shitje për grupet kriminale.

“Jemi sot për të bërë prezent finalizimin e një operacioni të finalizimin e policisë së Tiranës që ka të bëjë me tregtimin dhe prodhimin e armëve. Në një operacion të koduar silent është goditur një bazë ku prodhoheshin armë zjarri dhe modifikoheshin.

Ditën e djeshme në bazë të informacioneve në një banesë në Mëzës u zbulua aktiviteti kriminal. Si rezultat u bë e mundur arrestimi i Elvis Bakallit, 30+-vjeç, Dorian Kalo 45-vjeç.

Dje u ushtrua kontroll në banesën e Elvis Bakallit.  Në një ambient brenda banesës u konstatuan makineri dhe mjete te tjera pune që shërbenin për modifikimin e armëve të zjarrit dhe prodhimin e silenciatorëve për këto armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes së policisë janë gjetur dy shtetasit e mësipërm duke punuar.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në automjet që përdorej nga Elvis Bakalli janë gjetur tetë pistoleta, tre automatikë, katër gjurmues, pjesë të ndryshme armësh dhe makineri që shërbenin për modifikimin e armëve të zjarrit, një sasi parash dhe një automjet. Këto prova do dërgohen për ekzaminime të mëtejshme. Armët siguroheshin nga persona me të shkuar kriminale dhe shiteshin për kryerjen e veprave penale kundër personit”, tha ai.

Armët e sekuestruara janë dërguar për ekspertizë, për të parë nëse janë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

g.kosovari
Next Post
“Dumani e mori vetë policinë për t’i shpëtuar vdekjes”, Salianji: Të shumëkërkuarit gjejnë njëri-tjetrin, policia nuk i gjen dot

“Dumani e mori vetë policinë për t’i shpëtuar vdekjes”, Salianji: Të shumëkërkuarit gjejnë njëri-tjetrin, policia nuk i gjen dot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com