• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pistë e re hetimi për vrasjen e Artan Cukut?! Hetuesit përqëndrohen edhe tek dy persona në Vlorë

by Java News
14/06/2017 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet për vrasjen e Artan Cukut pritet të marrin një tjetër drejtim pas arrestimit të 24-vjeçarit Mikel Shallari. Ndonëse i riu nuk ka pranuar deri tani të bashkëpunojë me drejtësinë, hetuesit janë përqendruar tek dy persona të arrestuar në Vlorë, në kohën kur drejtor policie ishte Artan Cuku.

Mësohet se njëri prej tyre është nga Mbrostari i Fierit i arrestuar për llogari të një dosjeje të rihapur nga Artan Cuku në vitin 2012, ndërsa personi tjetër nga Vlora. Një ditë më parë, prokurori në kërkesën për gjykim ndaj te dyshuarit si ekzekutor Mikel Shallari, tha se vrasja po hetohet për gjakmarrje, por nuk la pa përmendur dhe punën e Cukut si drejtor policie, e cila vijon të jetë në hetim.

Këtu ekspertët po verifikojnë edhe një nga ngjarjet më të hershme në Vlorë, e cila e ka pikënisjen që në vitin 1997 e ka vijuar me krime të rënda mes bandave rivale deri në vitin 2012. Personazhet që akuzoheshin se ishin bërë shkak për një serial të përgjakshëm vrasjesh që filloi në Barcelonë të Spanjës, vazhdoi në Vlorë dhe përfundoi në Tiranë, u arrestuan por disa prej tyre janë liruar për mungesë provash.

Këtu hetuesit janë mbështetur te e njëjta dosje, të cilën rihapi ish-drejtori i policisë së Vlorës Artan Cuku. Në atë kohë në pranga ra një person i rrezikshëm e që dyshohej si vrasës me pagesë në zinxhirin e krimeve mes bandave, por që përfshirja e tij nuk u arrit te vërtetohej përmes provave. Ndonëse deri më tani policia nuk ka bërë asnjë lidhje mes përplasjes mes bandave dhe ekzekutimit të Cukut, e vetmja pikë takimi është rihapja e dosjes dhe arrestimet e bëra nga ish-kreu i policisë së Vlorës.

Nga ana tjetër, në pikat kufitare janë dërguar edhe emrat e vëllezërve Daka, të cilët pritet të intervistohen nga hetuesit. Një masë e tillë është marrë për t’i mos lejuar ata që të largohen jashtë vendit, ndonëse familja Daka në Shkodër pretendon se nuk ka lidhje me krimin dhe se hasmëria është mbyllur sipas zakoneve kanunore./Vizion Plus/ma.me

Next Post
Mblidhet task forca për Turizmin, kalendar kontrollesh për plazhet

Mblidhet task forca për Turizmin, kalendar kontrollesh për plazhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina shpall një plan veprimi pesëvjeçar për zhvillimin e fshatrave digjitalë

Kina shpall një plan veprimi pesëvjeçar për zhvillimin e fshatrave digjitalë

September 13, 2026
U nis me kallash për të vrarë 35-vjeçarin, arrestohet i riu në Rrogozhinë. Procedohet edhe një vajzë, roli i saj

U nis me kallash për të vrarë 35-vjeçarin, arrestohet i riu në Rrogozhinë. Procedohet edhe një vajzë, roli i saj

September 13, 2026
“5 miliardë lekë kompensime për ish-pronarët, jo objekt i deficitit buxhetor”

Ndryshon ligji për legalizimet, kushte për zonat ku parashikohet ndërtimi i pallateve

September 13, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nga diploma te produktiviteti, ku ngec Shqipëria?

September 13, 2026
Nënkryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës thoshte se serbët vuajnë më keq se në kohën e Perandorisë Osmane

Nënkryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës thoshte se serbët vuajnë më keq se në kohën e Perandorisë Osmane

September 13, 2026
Bisedimet SHBA-Ukrainë për armëpushim/ Reagon Rusia: S’përjashtojmë kontaktet me palën amerikane

Kremlini: Bisedimet trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë mund të zhvillohen në tetor

September 13, 2026
Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

September 13, 2026
Detaje nga shpërthimi me tritol në Shkodër, autori i maskuar si shpërndarës picash

Detaje nga shpërthimi me tritol në Shkodër, autori i maskuar si shpërndarës picash

September 13, 2026
Haxhiu mandaton Kurtin për formim të Qeverisë, pasi Kuvendi u shpall i konstituuar

Haxhiu mandaton Kurtin për formim të Qeverisë, pasi Kuvendi u shpall i konstituuar

September 13, 2026
Grenell sulmon Von der Leyen pas vizitës në Kosovë: Gjykata juaj ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet! Si mund t’i jepni këshilla…

”Mbështetje dypartiake në SHBA për Thaçin”, Grenell: Tani presim vendimin e Hagës

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com