• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pistat e hetimit, ish-drejtori i OSHEE i shpëtoi një atentati 4 vite më parë

by Aalison Pearse Stevens
10/09/2016 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saimir Jaku, 33 vjeç, i cili deri para një jave mbante detyrën e drejtorit të njësisë së tensionit të lartë për Veriun, i ekzekutuar me breshëri automatiku dje rreth orës 09:40, në një nga lokalet më të frekuentuara të Rrëshenit, i kishte shpëtuar një atentati më parë.

Mësohet se viktima ishte transferuar më 1 shtator në Drejtorinë e Tensionit të Lartë në Tiranë në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike SCADA + GIS/ Dega Teknike, ndërkohë që mbante dhe pozicionin e anëtarit të Këshillit të Qarkut në Lezhë.

Policia ka nisur hetimet për këtë krim të rëndë që tronditi dje Rrëshenin, duke mos përjashtuar asnjë pistë. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se të riut i është bërë një atentat rreth katër vite më parë po në Rrëshen nga disa të rinj nga fshati Ndërfushaz, raporton ‘Panorama’.

Ata e qëlluan me breshëri në rrugicën e lagjes së tij, por asokohe i shpëtoi atentatit që ndodhi për motive banale. Gjithashtu, ai i ka shpëtuar një tjetër sherri, ku u tentua të vritej sërish. Këto ngjarje kanë ndodhur vite më parë dhe sipas banorëve të Rrëshenit, konfliktet ishin sheshuar.

“Kjo ngjarje nuk ka lidhje me ato të mëparshmet. Është një atentat i organizuar dhe i paguar nga dikush. Mund të ketë lidhje edhe me punën e tij në OSSHEE të mëparshmen ose atë të tanishmen. Nuk dimë të ketë pasur ndonjë konflikt në këto kohët e fundit”, shprehet një banor i Rrëshenit, i cili është edhe i njohur me viktimën Jaku.

Që prej orëve të mesditës të së premtes forca të shumta policie të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë krehur zonën, deri në Gallatë të Kurbinit, ku mësohet se është parë makina e autorëve për herë të fundit, por pa mundur që të bien në gjurmët e tyre.

Sipas bluve, janë kryer kontrolle në disa banesa, ndërsa e gjithë zona po kontrollohet dhe nga një helikopter i Policisë. Paraprakisht dyshimet e Policisë janë fokusuar në disa pista.

Dyshohet për ndonjë konflikt të mundshëm të Jakut kohët e fundit, ndaj do të merren në pyetje familjarë dhe miq të tij që mund të kenë pasur dijeni. Gjithashtu nuk përjashtohen as konfliktet e vjetra apo për shkak të detyrës.

Nga ana e hetuesve po verifikohet edhe periudha kur i ndjeri ka qenë emigrant në Itali. Emri i Saimir Jakut është lakuar më parë edhe nga ish-kryeministri Berisha. “Qytetari dixhital denoncon drejtorin e tensionit të lartë në Veri, Saimir Jaku si njeri me 8 klasë shkollë dhe të dënuar në Itali me burg për drogë! Miq, për Edvin Kristaq Ramën krimi është meritë për t’u emëruar në detyrë!”, thuhej në statusin në “Facebook” të Berishës.

 

Next Post
Basha nuk ka besim tek PD e Dibrës, çon vëzhgues ish-zyrtarët e Berishës, Sefgjini, Aliko, Dibra, Qirjako

Basha nuk ka besim tek PD e Dibrës, çon vëzhgues ish-zyrtarët e Berishës, Sefgjini, Aliko, Dibra, Qirjako

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In