Pista e Meribelit tani mund të konsiderohet vërtet famëkeqe. Është pista ku u rrëzua Michael Schumacher, i cili ende vuan pasojat e aksidentit të ndodhur dy vjet më parë.
Por një i ri 17-vjeçar nga Anglia ka pasur fat më të keq se ish-piloti gjerman, edhe pse ishte një skiator mjaft i mirë.
Louis Ross ishte me familjen për të bërë ski në Meribel, por u rrëzua dhe përplasi fatalisht kokën. Schumacher, në ditën e aksidentit, kishte në kokë një kaskë speciale, që nuk e mbrojti plotësisht, ndërsa anglezi nuk ka pasur një të tillë.
Ai humbi jetën menjëherë pas përplasjes, duke bërë të kotë ndihmën e shpejtë.