Një gjimnazist i moshës 19 vjeçare, në Gurrën e Madhe të Dibrës, në tentativë për t’iu larguar policisë është plagosur nga këta të fundit.
Djali kultivonte hashash në zonë dhe me piketimin e forcave të antidrogës, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, ai është munduar të largohet, dhe në këtë moment forcat e policisë kanë qëlluar mbi të.
Plumbat kanë zënë të riun me emrin Rasim Kurti, i cili gjendet në spitalin e Burrelit dhe është i plagosur lehtë.