• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pista e hetimit/ Atentati mafioz në Fier, shkak pazaret e drogës në Holandë

by Lorenc Vangjeli
09/01/2016 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një konflikt që lidhet me trafikun e drogës në shtetin holandez dyshohet të jetë bërë shkaku i pritës së djeshme të makinës ku udhëtonin 3 persona, në aksin nacional Lushnjë- Fier, pranë kthesës së “Mullirit të Artë”.

Denis (Granit) Kasaj, 44 vjeç, nga qyteti i Patosit, është ekzekutuar me kallashnikov, ndërsa dy shokë të tij janë plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme, gjatë një atentati të mirorganizuar nga persona ende të paidentifikuar.

Makina me të cilën po udhëtonin viktima dhe dy të plagosurit është gjetur e shkrumbuar, ndërsa autorët dyshohet të jenë larguar me një autoveturë që është gjetur po e djegur në fshatin Vajkan.

“Panorama” shkruan sot se deri tani policia ka hedhur dyshimet mbi aktivitetin e 42-vjeçarit Margariti.

Ky i fundit kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Holanda. Nga burime të grupit hetimor dyshohet se ai kishte pasur konflikte në këtë shtet, për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike.

Nuk dihet lidhja mes Margaritit dhe Denis Kasajt, i cili ishte kthyer nga Italia për festat e fundvitit. Megjithëse mbeti viktimë, policia thotë se deri tani nuk ka të dhëna se Kasaj ka precedentë penalë të njohur.

Ndërkohë, edhe i treti person që ndodhej në makinë, Kelmend Kastrati, nga Fieri, kishte pasur më parë probleme, pasi në vitin 2008, ai plagosi dy vëllezër për shkak të një sherri për parkimin.

Nga ana e policisë po hetohet me intensitet për këtë krim të radhës në vend, ku dyshimet janë sërish për eliminime për shkak të drogës. Në vend u gjetën dy armë kallashnikov, njëra prej të cilave mendohet se u përket autorëve të krimit.

Next Post

Manjani sërish krah prokurorëve: Jeni të zotët e shtëpisë, ju rregulloni “çatinë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In