• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Piskamë për 10 eurot e Ramës, vajtim për Gjuriçin!

by Arbana Xharra
27/03/2018 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 Eurot për autostradat peshuan më shumë si relevancë për mediat se sa rreshtimi i Shqipërisë kundër Rusisë. U linçuar Edi Rama brutalisht për këtë. Gati paralelisht u linçua edhe shteti i Kosovës pse dhe si arrestoi njërin nga provokatorët më nënçmues serb të shtetësisë së Kosovës. Ç’janë këto kampanja kunder vetes, nga ku dalin dhe pse janë?

Arbana Xharra

Pas Britanisë së Madhe edhe plotë shtete tjera dëbuan ata që njiheshin si spiunë rusë. Menjëherë pas vendimit amerikan për përjashtimin e agjentëve të njohur edhe Shqipëria, po në këtë vijë, bëri të njëjtin veprim. Ishte më shumë demonstrim se Shqipëria, njëjtë si Kosova janë prezente brenda agjendave të reja të Perëndimit sa i përket rikonfigurimit të sferave të dominimit – veçanërisht për në Evropën Juglindore.

Që nga bisedat e fundit në Bruksel, Vuçiç dhe Qeveria serbe shihet se janë të nervozuara më tepër se kurrë më parë. Gjë që e manifestojnë duke u përbetuar oreçast se nuk do hyjnë në NATO dhe duke i telefonuar Putinit (publikisht) për çdo gjë. Kjo do të thotë se jo vetëm letra ultimative e SHBA-ve, Britanisë, Francës e Gjermanisë drejtuar Serbisë, e cila kërkon nga ky vend që më në fund ta njohë realitetin e shtetit të Kosovës, ka “fundosur” aspiratat e Beogradit, por si duket më shumë serbët për çdo ditë  e më shumë edhe vetë binden se nuk ndryshojnë gjë dot.

Këtë situatë nuk e kuptojnë as opozitat e as plotë media në Kosovë e Shqipëri. Këto vajtojnë riprishjen me rusët; reagojnë aq me “demonizim” të qëllimshëm ndaj veprimeve të Policisë së Kosovës, e cila në sajë të një urdhri ligjor arrestoi njërin nga njerëzit më provokues, nxitës dhe nënçmues të shtetit të Kosovës siç është Gjuriç. Nëse Kosova nuk ua dëshmon edhe serbeve se është shtet që menaxhohet me ligje ata kurrë nuk do të kenë as arsye pse të binden me realitetin e ri. Kanë edhe shumë më pak arsye të ikin nga hipnozat nacionaliste.

Fatkeqësisht, për shumë media e politikanë në Tiranë e Prishtinë, arrestimi ndodhi një ditë pas aferës së “taksës për rrugën e kombit” – me të cilin shkas u linçua Edi Rama dhe Shqipëria në formën më brutale sidomos nga publicistët e Prishtinës. Ta sulmosh me aq tërbim e urrejtje Shqipërinë – nëpërmjet Edi Ramës –  dhe ta mbrosh gati paralelisht aq me urrejtje ndaj institucioneve tua, Serbinë – nëpërmjet Gjuriçit – ç’ka duhet të mendojë qytetari i Kosovës vallë, si do të të portretojë? Çka? Kur sulmon aq brutalisht shtetin tënd, ligjet e tua, Shqipërinë, je në gjendje të çmendesh për 10 Eurot për Shqipërinë dhe qorton shtetin tënd pse mbron kufijtë – me ato ligje që janë?

Inskenime? Kush, ku? A beson dikush vërtet se Kosova na është bërë aq “zojë e randë” saqë të dalë jashtë asaj agjendës që folëm në fillim, dhe të luajë “kaubojin me indianët”  E shumadisë, me ato pak e dhjetëra policë duke pasur bondstillin brenda? Asociacioni i komunave? Ai është paralajmëruar moti se do të organizohet e bëhet? Është provokimi i Gjuriçit, trenit që pamundëson atë. Jo Republika e Kosovës. Po të ishin kosovarët, dakord, por a nuk është Serbia ajo që madje edhe financon shuma të mëdha për tërheqje njohjesh e shumëçka?

Ruana zot tu kërkosh mediave të Kosovës që të bëhen si ato serbe. Horror janë. Por ndoshta 1% të përgjegjësisë për vendin dhe shtetin siç e kanë ata, do ishte mirë ta kopjoni. Kështu siç veprojnë aktualisht jo ngase po krijojnë përshtypjen sikur të jenë vetëm ehoja e atyre që prodhohen metropolove kyçe të Serbisë.

Serbia është problem që provokon dhe nuk njeh Kosovën. Ajo fut e provokon me njerëz që janë fabrika e shovinizmit ballkanik. Pushteti i Kosovës deri tash ka toleruar gjithçka, dhe për këtë e kemi gozhduar me të drejtë. Po ç’kemi tash kur ai funksionon? Ia paska shtrënguar pak me tepër se duhet një miniputini serb që as i shkon mendja të kërkojë falje për mije¨ra viktimat dhe hynë e del në vendin tonë pas asnjë fije respekti? Plus: a i shikuam videot? Ishte një grup i madh që donte ta parandalojë aksionin e Policisë para se të hyjë në sallë?

Mendoj se nuk jemi objektiv. Ndaj tjerëve jo objektiv por edhe servil jemi – ndaj vetes jemi tiranë? Është kjo meritë e pushteteve të këqija? Ndoshta por kjo do të thoshte se jemi bërë pikërisht siç na donin ata – joobjektiv, joprofesional, irracionalë që zhvillojnë kampanja vetëlinçuese edhe kur nuk duhet.

Next Post
Përfaqësuesja e 19-vjeçarëve e pafuqishme ndaj Kazakistanit

Përfaqësuesja e 19-vjeçarëve e pafuqishme ndaj Kazakistanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e deputetit të PD-së: Nuk shkojmë në protestë që të mos e “bëjmë pis”

Deklarata e deputetit të PD-së: Nuk shkojmë në protestë që të mos e “bëjmë pis”

June 26, 2026
Goditet banda e drogës në Mykonos, “koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

Goditet banda e drogës në Mykonos, “koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

June 26, 2026
Shtyhet afati i aplikimeve për fermerët, ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

Shtyhet afati i aplikimeve për fermerët, ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

June 26, 2026
82 vjet nga gjenocidi mbi Çamërinë, Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

82 vjet nga gjenocidi mbi Çamërinë, Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

June 26, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën

June 26, 2026
Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 1 korrik, çfarë pritet të ndodhë

Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 1 korrik, çfarë pritet të ndodhë

June 26, 2026
Sejko: Kalimi drejt një ekonomie pa para fizike është kyç për modernizimin financiar

Sejko: Kalimi drejt një ekonomie pa para fizike është kyç për modernizimin financiar

June 26, 2026
“Protestën e drejton Berisha dhe dy aleatët e tij”, analisti: Goxhaj, propagandues i politikës iraniane dhe ruse në Shqipëri

“Protestën e drejton Berisha dhe dy aleatët e tij”, analisti: Goxhaj, propagandues i politikës iraniane dhe ruse në Shqipëri

June 26, 2026
“Korça të shkrihet dhe të jetë Bashkia Maliq”, deklarata e punonjëses së administratës shkakton të qeshura

“Korça të shkrihet dhe të jetë Bashkia Maliq”, deklarata e punonjëses së administratës shkakton të qeshura

June 26, 2026
E shpallur “non grata” në Shqipëri, Ikballe Huduti: Kurti është lideri im politik, Khamenei lideri im shpirtëror (VIDEO)

E shpallur “non grata” në Shqipëri, Ikballe Huduti: Kurti është lideri im politik, Khamenei lideri im shpirtëror (VIDEO)

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In