Plazhet dhe pishinat janë vendet ideale për t’u shpëtuar ditëve të nxehta. Por dermatologët japin alarmin se gjatë muajve të verës janë shtuar ndjeshëm rastet e infeksioneve të lëkurës e marrë nëpërmjet ujit.
Monika Fida, dermatologe: Këto infeksione mund të jenë bakteriale, mukotike apo qoftë virusale. Popullata më e prekur është ajo e fëmijëve dhe gjatë sezoni të verës këto infeksione janë shumë të përhapura.
Shumica e infeksioneve merren nga pishinat për shkak të mbipopullimit.
Monika Fida, dermatologe: Luan rol higjiena e individëve, prandaj para hyrjes në pishina njeriu duhet të lajë trupin dhe po të njëjtën gjë duhet ta bëjë pas larjes në pishinë.
Ajo çfarë dermatologët këshillojnë, është kontakti i menjëhershëm me mjekun, nëse kanë shqetësime dhe apelojnë për higjienë të shtuar para dhe pas frekuentimit të pishinave apo pas një dite në plazh./klan
ma.me