Champagne Pool, apo Pishina e Shampanjës është një pjesë e Wai-O-Tapu në Zelandën e Re. Ajo ndodhet rreth 30 kilometra në veri të Taupos. Pellgu i tillë gjeometrik është mrekulli spektakolare e natyrës, e formuar 900 vite më parë. Pishina e Shampanjës është vend i bukur për të kaluar pushimet tuaja.
Kjo pishinë natyrore ka madhështinë e saj ngase ka kombinimin e ngjyrave të ndryshme si ajo e gjelbër në të verdhë, duke përfunduar në një ngjyrë të zjarrtë pastaj, e përveç bukurisë që ka aty thuhet se vizitorët vijnë për të kuruar sytë nga infeksione të ndryshme, shkruan Travlang .









