Andrea Pirlo do të largohet nga Juventusi në fundin e këtij sezoni. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave destinacioni i radhës i mesfushorit kampion bote është Katari.
Sipas Tuttosport, Pirlo ka marrë një ofertë nga ekipi i Al Jaish i cili stërvitet nga Sabri Lamouchi. Italiani duket mjaft i tunduar nga kjo ofertë për një eksperiencë të re larg Evropës. Për më tepër, në këtë ekipt do të gjente legjenda të futbollit si sulmuesin spanjoll Raul. Po ashtu në Katar pritet të transferohet këtë verë edhe mesfushori i Barcelonës Xavi Hernandez.