• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Piratët me brekë të plazheve tona

by Java News
22/07/2015 07:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada/

Vrasja e dy turistëve çekë në Shqipëri ishte jo vetëm një lajm i pazakontë e tronditës, por tejet dëmtues për imazhin e vendit. Fatmirësisht autori u gjet në kohë dhe shoqëria u distancua në mënyrë të mençur, por milionat e hedhura për promocion nga qeveritë ndër vite nuk do të kthehen mbrapsht në fitime pasi gjithësesi për këdo të huaj që kërkon në Google me fjalët kyçe “tourists in Albania” do t’u dalë lajmi i kobshëm i Reuters për Anën dhe Mikaelin, vdekje për të cilat ndjesë paçim ne.

Kjo ishte sa për të thënë se fajin e shlyem me botën, ndërsa sot turizmi i Shqipërisë po grinë edhe të vetët. Në rrjetin më popullor ku politikanët kanë zaptuar hapësirat më të mëdha, prej disa ditësh qarkullojnë një mori faturash, kryesisht nga jugu i vendit. Ose më saktë, nga zonat më të lakmuara si Uji i Ftohtë, Dhërmiu dhe Ksamili. Janë fatura që ta zënë bukën në grykë dhe sado të rëndë ta kesh xhepin, e ndjen se dikush jo vetëm po ta ngul thellë thikën, por edhe po ta rrotullon.

Një mëngjes 30 mijë lekë, një drekë për dy persona 100 mijë lekë dhe 4 mijë lekë një birrë me gotë qesharake plastike, janë tre imazhet e para të copave të letrave që kamarierët me brekë plazhi në ato që shqiptarët  i quajnë ‘beach bar’, t’i përplasin në tavolinë apo t’i rrasin në dorë dhe bëjnë tutje pa thënë gjysmë fjale sikur u ke zënë derën. Akoma edhe më tutje bën vaki të jetë pronari i restorantit, edhe ai me brekë e që shijon rërën që ia merr badihava qeverisë me pesë lekë qiraja dhe në rastin më të mirë na e jep neve 10 mijë lekë dy metra katrorë hije.

Të isha i vetëm në këto që them, do të paguaja qimet e kokës e nuk do t’jua bëja publik faktin sesi ma futën e s’ua nxorra, por fatmirësisht i kanë publikuar të tjerë njerëz. Pak ditë më parë një kolegu ynë gazetar kërkonte bankomat në Llogora dhe u zhgënjye kur nuk gjeti, por për karta e salltanete është matanë kufirit. Tek ne i duan pará të thata. Ato që i marrim me fije, duan të na i zhvasin me tufa.

E megjithatë copat e letrës, që nuk janë as kuponë tatimorë, fotografohen nga viktimat e radhës e bredhin fejsbuqeve. Komentohen e mallkohen, ndërsa të gjithë ngrejmë pyetjet: A kontrollohen këto biznese? Nëse po, si? Nëse jo, pse?

Shqipëria nuk ka 12 muaj behar. Një muaj të këtij sezoni na e morën fushata e zgjedhjet. Dy të tjerë që na mbetën për vete, mesa duket do rrjepim njëri-tjetrin.

birra fature fature 34 fature

Next Post

Kuvendi miraton me 78 vota pr/ligjin “Për arsimin e lartë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

July 7, 2026
Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In