• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Piramidë e re financiare/ Futbolli i bashkive u ka marrë 6 miliardë Lekë shqiptarëve

by Java News
23/05/2018 23:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur futbolli konsiderohet më shumë se asnjëherë tjetër si industri në të gjithë botën, në Shqipëri dhe në realitetin tonë, ka një paradoks të madh për këtë sport. Pjesa më e madhe e klubeve në futbollin shqiptar financohen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ku ka një paradoks më të madh sesa ky? Në një kohë kur Shqipëria është një vend demokratik dhe i hapur ndaj ekonomisë së tregut, rezulton se klubet tona të futbollit janë piramidë financiare. Jo vetëm që nuk gjenerojnë dot të ardhura, por klubet funksionojnë si ndërmarrje të bashkive.

Ka disa arsye pse bashkitë i mbajnë peng klubet duke mos i privatizuar. Fillimisht, i shfrytëzojnë politikisht duke i konsideruar si ndërmarrje punësimi për militantët partiakë. Gjithashtu, e shfrytëzojnë futbollin për premtime elektorale kur arrijnë suksese. Gazeta ka bërë një llogari të thjeshtë duke mbledhur të gjitha paratë që janë akorduar vetëm në buxhetin e 2018-ës nga bashkitë nëpër Shqipëri dhe rezulton një shifër e frikshme. Më shumë se 6 miliardë lekë të taksapaguesve shqiptarë shpenzohen brenda vitit për të mbajtur gjallë shumicën e klubeve shqiptare. Dhe e gjitha kjo, vetëm për faktin se ato nuk privatizohen.

ZGJIDHJA

Privatizimi është zgjidhja më e mirë. Sigurisht, kjo gjë nuk do të përkthehej në sukses për të gjitha klubet, por minimalisht nuk do të ishin më barrë për taksapaguesit shqiptarë dhe bashkitë. Gjithçka do të formalizohej dhe do të funksiononte normalisht si në të gjithë botën. Klubet e suksesshme do të vazhdonin të gjeneronin të ardhura, ashtu siç do të ketë raste edhe të falimentimeve. Por, nuk është e thënë që të gjitha klubet të jenë në elitë apo në futboll profesionist. Kur nuk ka mundësi, mund të kalojnë në futbollin amator. Sigurisht, në qytetet e vogla, ndoshta është e vështirë për të gjetur edhe sponsorë, por duhet gjetur një zgjidhje. DËSHTIMI

Vllaznia është rasti më tipik i dështimit të një klubi që menaxhohet nga bashkia. Klubi shkodran është praktikisht i rënë në Kategorinë e Parë, ndërsa prej vitesh që administrohet nga Bashkia e Shkodrës lufton vetëm për mbijetesë. 1.2 miliardë lekë në vit është buxheti i klubit, ndërsa skuadra mund të jetë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm. Lushnja me një buxhet prej 450 milionë lekësh ishte një dështim total në Superiore duke zbritur nga kategoria prej shumë muajsh. Shifra të frikshme shpenzohen edhe në Kategorinë e Parë, apo edhe në të Dytën.

Tomori ka në dispozicion 350 milionë lekë në vit, por do të luajë sërish në Kategorinë e Parë edhe në sezonin e ri. Për të mos folur për ekipet më të vogla në të Parën apo për klubet në Kategorinë e Dytë që shpenzojnë për të mbajtur gjallë diçka që është “piramidë”. Përtej gjithçkaje, financohen klube që në shumicën e rasteve përfshihen në tolerime në javët e fundit të kampionateve, ndërsa tifozët po i braktisin gjithmonë e më shumë stadiumet. Është momenti që në futbollin shqiptar të ketë “revolucion”.(Panorama Sport)

Next Post
Këngëtarja serbe flet troç: Më pëlqejnë koleget shqiptare, po dominojnë botën

Këngëtarja serbe flet troç: Më pëlqejnë koleget shqiptare, po dominojnë botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com