Me vendim të Këshillit të Ministrave në mbledhjen e sotme u vendos që godina e Piramidës kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton që Piramida do të përdoret për evente sociale, art, kulturë e teknologji.
Një tjetër vendim i qeverisë ishte ndarja e “Albpetrol” ndahet në dy shoqëri në ‘Albpetrol’ dhe ‘Albgaz”. “Për krijimin e shoqërisë “Albgaz”, sh.a.,dhe përcaktimin e autoritetit publik që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të shoqërive “Albpetrol”, sh.a., dhe “Albgaz”, sh.a.” thuhet në vendimin e qeverisë.
Gjithashtu një tjetër vendim ishte edhe ai për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion për ndërtim e landfilli e inceneratori dhe rehabilitim të vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë.