Gerard Pique i është bashkuar Kombëtares së Spanjës në stërvitje, vetëm një ditë pasi votoi për pavarësinë e Katalonisë.
Tifozët nuk kanë qenë shumë të lumtur me prezencën e Gerard Piques në stërvitje, të cilët e kanë fyer dhe kanë kërkuar largimin e tij.
“Pique bastard, largohu nga Kombëtarja” dhe “Pique bastard, Spanja është Kombëtarja jote”, i kanë kënduar tifozët.
Pique nuk ka reaguar, por vetëm ka qeshur me tifozët, të cilit ishin mbledhur në shkallët e stadiumit për të parë stërvitjet e Spanjës, përgatiti ”Express”. (b.an)