• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pipero: Vala e dytë, më e dobët. Riinfektimi, shumë i rrallë

by A R
26/04/2020 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në spitalet ku po kurohen të sëmurët me Covid-19, janë disa skemat e mjekimit që po ndiqen nga stafi shëndetësor. Baza e trajtimit mbetet hidoksiklorokina, e cila kombinohet me medikamente të tjera, që ndryshojnë nga një pacient te tjetri.

Në një bisedë në Skype me studion e lajmeve në TvT, mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, tha se janë disa faktorët që përcaktojnë se cila skemë mjekimi ndiqet me secilin pacient.

“Skema e mjekimit që aplikojmë është në varësi të gravitetit, të moshës dhe sëmundjeve shoqëruese. Janë disa skema mjekimi. Baza e trajtimit është ajo me hidroksiklorokinë, azitromicinë, oksigjenoterapia, antikolagulantët ose holluesit e gjakut. Sipas rastit, edhe antibiotikët. Krahas hidroksiklorikinës, që është hë për hë skema bazë, kemi edhe antiviralë të tjerë si Kaletra ose Tamivir. Skemat e mjekimit janë të ndryshme në varësi të sëmundjes”, tha Pipero.

A ekziston mundësua e rikthimit të Covid-19 për herë të dytë te i njëjti pacient. Në mediat botërore ka pasur raportime të tilla, pavarësisht se kanë qenë raste të rralla. Por për Piperon, kjo shpjegohet më shumë me një riaktivizim të infeksionit, i cili mund të ketë qenë prezent te pacienti.

“Ka shumë diskutime në këtë drejtim. Mendoj që rastet e riinfektuara më tepër kanë pasur një relaps apo riakutizim të sëmundjes, apo nuk janë shëruar mirë sesa janë riinfektuar. Rënia në kontakt me virusin stimulon prodhimin e antikorpeve. Sesa ato bëhen imunitet i qëndrueshëm, kjo do disa muaj të studiohet. Në opinionin tim, rastet e rikthimit janë shumë të rralla”, tha ai.

Një valë e dytë e koronavirusit është frika e autoriteteve shëndetësore në të gjithë botën. Megjithatë, Pipero thotë se gjasat janë që një e tillë të rikthehet në fund të vjeshtës ose në fund të dimrit. Por do të jetë më e lehtë për ta përballuar.

“Asnjë nuk e dëshiron por specialistët e OBSH dhe të tjerë në mbarë botën nuk e përjashtojnë mundësinë e rikthimit të një vale të dytë të kësaj pandemie në fund të vjeshtës ose në fillim të dimrit.

Ajo nuk do të ketë fuqinë e kësaj vale të parë, do të jetë më e dobët, do të prekë më pak njerëz sepse njerëzit bien në kontakt që tani me virusin, nga ana tjetër edhe popujt nuk janë të papërgatitur.

Janë mësuar si të bashkëjetojnë dhe ta shmangin. Por edhe kapacitetet janë më të mëdha. Ne nuk duhet të trembemi. Kemi mundësi shumë herë më të mëdha për ta përballur me më pak kosto”, tha ai.  

Next Post
Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 24 Prill 2020

Britania e Madhe konfirmon numrin më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi që nga 30 marsi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com