Stefano Pioli është izoluar në shtëpi në pritje për të fituar betejën me koronavirusin, por tekniku kuqezi është pa simptoma dhe vijon të mbetet aktiv në drejtimin e Milanit.
Kështu gjatë ditës së sotme trajneri ka ndjekur seancën stërvitore nëpërmjet një lidhjeje direkte me qendrën stërvitore të kuqezinjve në Milanello, ndërsa nuk ka munguar as përshëndetja e futbollistëve ndaj tij.
Zlartan Ibrahimovic, Saelemaekers, Kalulu, Theo Hernandez dhe Leo Duarte janë drejtuar nga droni që po i servirte pamjet live trajnerit Pioli dhe kanë përshëndetur këtë të fundit, ndërsa momenti është fiksuar nga fotografi i klubit.
Përveç Piolit, i infektuar është edhe ndihmësi i tij Giacomo Murelli, ndërsa në ndeshjen e fundjavës ndaj Napolit, pritet që trajner i parë në pankinë të jetë ish mbrojtësi i kuqezinjve, Daniele Bonera.