• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pinokët e politikës

by Artur Ajazi
23/09/2024 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Historitë e Pinokut, dihen dhe janë dëgjuar dhe lexuar nga ne qysh në vogëli. Pinoku (i gdhendur në dru dhe i kthyer në “njeri”) ka histori të shumta, ku refreni i çdo historie është gënjeshtra. Në politikën shqiptare të pas ‘90, fenomeni “Pinokut” u kthye në normalitet, ku çdo ngjarje dhe event lokal apo qëndror, lidhej me gënjeshtrën. Gënjente kryetari, gënjenin ata poshtë tij. Gënjente titullari, gënjenin më trashë edhe ata poshtë tij. Pinokëria si sinonim i politikës mashtruese, u shtri gjërësisht pas vitit 1992 dhe vazhdoi  gjatë, madje deri ditët e sotme. Ai fenomen vazhdon edhe sot, tek ata politikanë që “Pinokun” e duan shumë, e adhurojnë, dhe duan të jenë si ai. Pinokët e politikës shqiptare, janë shkatërruesit e sistemit të drejtësisë, stabilitetit të ekonomisë, lirisë së fjalës, mendimit, dhe futën në brezin e postviteve ’90, vesin e gënjeshtarit.

Mjafton të kujtojmë faktin se, të trokisje në zyrat e shtetit pas vitit 1992, dhe do të shikoje dhe takoje brënda tyre “pinokër”, që të gënjenin, sepse gënjente i madhi i tyre. Do të takoje mashtrues kalibri, sepse kështu mashtronin edhe ata lart në qeverisje, apo në Presidencën e atyre viteve. Historia 34 vjeçare e Shqipërisë, ka nevojë të ngutshme për një “radiografi” të thellë, ku të evidentohen me fakte shkatërruesit e vlera të çmuara të  shqiptarëve. Vesi i vjedhjes, talljes, gënjeshtrës, mashtrimit, përvetësimit, fallcifikimit, zhvatjes, mohimit dhe pohimit me detyrim, ishin dhe u kthyen në situata normale që haseshin kudo. Pinokët e gjendur në zyrat e shtetit, ngatërruan gjithë dynjanë  me veset e tyre.

Ata vodhën pronat, paratë e piramidave, ata vodhën asetet publike, ata shitën troje dhe pasuri të shtetit, ata mbushën dyshekët dhe bankat me para të vjedhura, të siguruara nga forma dhe mënyra të paligjshme. Pinokëria u bë “zot” i shesheve të qyteteve, i trojeve në bregdet, i minierave, i tokave bujqësore duke shpikur ligjin famëkeq 7501, dhe duke futur në labirinthe  të zeza dhe rrugëtime të përgjakshme shqiptarët prej 1992 deri sot. Pinokëria, edhe sot pas afro 34 vitesh, po pretendon të ndjehet “zot” i fateve të shqiptarëve.

Ata rreket të vijnë mes betejave dështake, sërish në pushtet. Ata sërish duan ta kthejnë vendin në “epokën e drurit dhe gurit” , në kohën e antiligjit dhe xhunglave të trazuara, ku  ligji shkelje, dhe drejtësia u shërbente prapësive  dhe xhambazëve të dhjamosur nga paraja e pistë. Shqiptarët po e shohin edhe sot, se si “pinokët” e politikës inercike duan të ruajnë të paprekura pasuritë e paligjshme, milionat e vjedhura  për të qenë ofiqarë të përjetshëm.

Pinokëria politike, është historie e së shkuarës, është legjendë e hidhur e shqipëtarëve,  dhe  shkaku i vetëm i vonesave për të kapur “trenin” e BE-së.

Next Post
E rëndë, 42-vjeçari plagoset në këmbë, çfarë deklaroi për policinë

E rëndë, 42-vjeçari plagoset në këmbë, çfarë deklaroi për policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In