• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pink Floyd” me ekspozitë retrospektive

by Aalison Pearse Stevens
02/09/2016 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muzeu “The Victoria and Albert Museum” shpreson që të përsërisë suksesin që pati me ekspozitën e David Bowie, me një retrospektivë madhështore për “Pink Floyd”.

E titulluar “The Pink Floyd Exhibition: Their Mortal Remains”, ekspozita që shënon 50 vjet që kur grupi lansoi singlin e parë, do të përfshijë spektakle dhe incizime të koncerteve të cilat nuk janë parë më herët. Kjo ekspozitë do të shpalosë 350 objekte dhe artefakte, duke përfshirë instrumente dhe vepra arti origjinale.

Ekspozita do të hapet në muajin maj të vitit të ardhshëm dhe do të mbyllet në tetor. Muzeu “V&A”, thuhet në shkrimin e BBC, që e transmeton “Koha Ditore”, ka premtuar “udhëtim shumë ndijor nëpërmjet botës së jashtëzakonshme të ‘Pink Floyd’, që do të “jetë kronikë e muzikës, vizualeve ikonë dhe vendosjen e bendit prej skenës të nëntokës së Londrës së viteve ’60 deri në ditët e sotme”.

“Pink Floyd” u formua në vitin 1965 nga katër studentë -Syd Barrett, Roger Waters, Rick Wright dhe Nick Mason. Waters, Wright dhe Mason ishin takuar teksa po studionin në “Regent Street Polytechnic”.

Barrett u largua tri vite pasi lansuan një album dhe më pas u zëvendësua nga kitaristi David Gilmour.

Bendi ka shitur më shumë se 200 milionë albume në mbarë botën – duke përfshirë “The Dark Side Of The Moon” të vitit 1973, i cili qëndroi në top listat e albumeve për më shumë se një dekadë.

Bateristi Mason ishte pjesë e një takimi në Muzeun e Londrës, dhe valëviti një derr të plastikës në kulmin e ndërtesës për këtë rast – njëjtë sikur ajo që është mbi “Battersea Poëer Station” në kopertinën e albumit të vitit 1977 “Animals”.

Mason ka thënë se anëtarët e tjerë të bendit janë duke bashkëpunuar për ekspozitën – përkundër faktit se vetëm ai ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

“Ka qenë një shkollë e mendimeve për të cilën nuk do të isha aq i emocionuar, por kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë ai.

“Gjithmonë do ta shihja si mundësi. Kam menduar se nuk do të kemi material. Kjo doli të jetë tërësisht jokorrekte. Nuk mund të them se sa gjëra nuk mund të zënë vend aty. Duket se ne kemi nga pak prej gjithçkaje.

Shkopinjtë e mi të preferuar. Makineri goxha të vjetër që përdorëm për incizime- që tani është zëvendësuar tërësisht nga teknologjia digjitale”, ka thënë Mason.

Hipgnosis, drejtori kreativ i “Pink Floyd”, i cili dizajnoi kopertinën e “The Dark Side of the Moon” dhe “Stufish”, që krijoi setet e bendit, do të bashkëpunojnë në kompletimin e ekspozitës.

“ ‘V&A’ është i vendosur që ekspozita e punës së vendit të shërbejë si në njohjen e imazheve unike vizuale të bendit dhe për muzikën e tyre”, ka thënë drejtori i muzeut, Martin Roth.

“ ‘Pink Floyd’ është një histori mbresëlënëse e dizajnit britanik për krijimin e suksesit. Bashkë me krijimin e muzikës së jashtëzakonshme, për më shumë se pesë dekada ata janë pionierë të unifikimit të melodisë dhe vizionit, qysh prej performancave të fillimit të viteve ’60 me spektakle eksperimentale në koncerte spektakolare në stadiume”, ka shtuar ai.

Ekspozita po ashtu do të përfshijë pajisje të performancave në skenë, si dhe instrumente, tekste të shkruara, vizatime arkitektonike dhe posterëve gati halucinativ.

Pas lansimit në vitin 2012, ekspozita e David Bowie në “V&A” u bë më e shitura në historinë e muzeut.

“The Pink Floyd Exhibition: Their Mortal Remains” do të hapet me datën trembëdhjetë të muajit maj në vitin që vjen dhe do të mbyllet më datën një të muajit tetor. Biletat që tani janë në shitje, citohet Express. (b.an)

Next Post
Aksesorët e shtrenjtë, gjyqtarëve do t’u kontrollojnë edhe shtëpitë

Aksesorët e shtrenjtë, gjyqtarëve do t'u kontrollojnë edhe shtëpitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In