• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar

by A R
05/02/2026 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë vënë në pikëpyetje. Ato u anuluan për pak orë dhe më pas u rikthyen sërish në agjendë. I dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff, ishte gati të largohej nga Lindja e Mesme dhe të kthehej në Miami, të paktën sipas burimeve amerikane që flisnin gjatë pasdites. Ende nuk është e qartë nëse kjo ishte një lëvizje taktike e Witkoff, një përpjekje e fundit negociuese për të parë reagimin e palës iraniane duke “u ngritur nga tavolina”.

Ajo që dihet me siguri është se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka këmbëngulur se bisedimet me Teheranin duhet të përfshijnë jo vetëm programin bërthamor, por edhe programin raketor iranian dhe mbështetjen ndaj grupeve ekstremiste në rajon, si Hezbollahu libanez. Këto kërkesa konsiderohen të papranueshme nga Irani. “Kështu rrezikojnë të hedhin në erë negociatat”, ka deklaruar një zyrtar për agjencinë Reuters.

Sipas medias amerikane Axios, negociatat e raundit të parë, të parashikuara për nesër, ishin anuluar në një moment, për t’u rikthyer më pas. Shkak u bënë përplasjet mbi vendin pritës dhe formatin e takimeve.

Shtëpia e Bardhë kishte kundërshtuar propozimin iranian për ndryshimin e vendit nga Turqia në Oman, si dhe kërkesën e Teheranit që bisedimet të zhvilloheshin në mënyrë bilaterale, pa praninë e vendeve arabe si vëzhguese.

Fillimisht ishte planifikuar që disa shtete arabe të merrnin pjesë si vëzhgues, por Irani kërkoi takime pa “dëshmitarë”. Në fund, Trump dhe këshilltarët e tij thuhet se i janë nënshtruar presionit të vendeve të Gjirit për të mos i braktisur bisedimet. Takimi do të zhvillohet në Oman.

Roli i vëzhguesve konsiderohej kyç, pasi ata do të garantonin që të diskutoheshin edhe çështjet rajonale dhe jo vetëm programi bërthamor. Vende si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite ndihen të kërcënuara nga raketat që ndodhen në arsenalin e Gardës Revolucionare iraniane. Po ashtu edhe Izraeli, i cili nuk merr pjesë në negociata: kryeministri Benjamin Netanyahu i ka thënë Witkoff, gjatë një vizite të martën, që “të mos i besojë regjimit”.

Burime amerikane i kanë thënë Axios se presidenti Trump “është me nxitim, por nëse iranianët ndryshojnë qëndrim, mund të takohemi sërish këtë javë ose javën tjetër. Në të kundërt, do të kalojmë në opsione të tjera”. Këto “opsione” përfshijnë edhe një sulm të mundshëm ushtarak, të cilin Trump e ka kërcënuar më herët, duke iu referuar forcave detare amerikane të dislokuara në Gjirin Persik si “Armada”.

Witkoff dhe Jared Kushner ndodhen sot në Katar, një nga vendet ndërmjetësuese, ku po marrin mendimet e vendeve të rajonit përpara takimit ballë për ballë të nesërm me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

“Khamenei duhet të jetë shumë i shqetësuar”, ka paralajmëruar Trump në një intervistë për NBC, të dhënë përpara përshkallëzimit të krizës rreth negociatave.

Tensionet u shtuan edhe dje, kur nga aeroplanmbajtësja “Abraham Lincoln”, pjesa kryesore e “Armadës” amerikane, u ngrit një avion F-35 për të rrëzuar një dron të drejtuar nga Garda Revolucionare iraniane drejt anijes.

Pak orë më parë, dy anije të vogla luftarake iraniane kishin tentuar të ndalonin dhe të hipnin në një cisternë nafte me flamur amerikan, duke detyruar ndërhyrjen e një shkatërruesi amerikan për ta shoqëruar anijen përtej Ngushticës së Hormuzit.

Next Post
Çelja e thirrjeve për kërkimin shkencor, Kumbaro: Janë 7 milionë euro, produkti të ketë impakt real

Çelja e thirrjeve për kërkimin shkencor, Kumbaro: Janë 7 milionë euro, produkti të ketë impakt real

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In