• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Piku i sezonit turistik, Beqaj: Spitali i Traumës, në gatishmëri për rastet e rënda

by Aalison Pearse Stevens
09/08/2016 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në gatishmëri për të ofruar shërbim të kujdesit shëndetësor për pushuesit nuk janë vetëm 25 qendrat e posaçme shëndetësore të sezonit turistik por edhe Spitali Universitar i Traumës. Ky fakt është pohuar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune në këtë institucion për të garantuar edhe një herë masat e marra në këtë sezon në të gjitha institucionet shëndetësore.

Kreu i shëndetësisë ka pohuar se gjatë këtij sezoni është rritur numri i urgjencave në këtë spital, ndërkohë që personeli mjekësor ka qenë ne gatishmëri të plotë për të ofuar shërbim. “Spitali i Traumës përballon një ngarkesë të jashtëzakonshme gjatë vitit, por sidomos me ardhjen e sezonit veror, traumat shtohen. Praktikisht, në këtë sezon veror, në këtë spital, siç e tha edhe doktori (Dr. Arben Zeneli) janë rreth 130 trauma në ditë, që do të thotë që çdo 11 minuta, këtu paraqitet një urgjencë.

Unë dua në radhë të parë të falenderoj mjekët, infermierët për përkushtimin që tregojnë në 24 orë për 7 ditë të javës. Në qoftë se kjo është një periudhë ku të gjithë mendojnë se ku do të pushojnë apo ku do ti kalojnë pushimet, këtu me përkushtim dhe profesionalizëm iu përgjigjen të gjithë nevojave të gjithë Shqipërisë,” ka theksuar Ministri Beqaj, ndërsa ka falënderuar edhe drejtuesit e spitalit për masat e marra si në barna e materiale mjekimi, ashtu edhe për zhvillimin e ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike.

Mjekët e spitalit kanë pohuar se çdo ditë përballen me rreth 130 urgjenca, ku shumica i përket traumave. “Praktikish, ne presim rreth 130 urgjenca në ditë, nga të cilat në sezonin e verës, vetëm urgjencat që lidhen me traumën shkojnë deri në 90 raste në ditë. Ekipet mjekësore janë në gatishmëri të plotë,” ka pohuar nën/drejtori teknik i Spitalit Universitar të Traumës, Dr. Arben Zeneli.

Kurse kreu i këtij institucioni ka specifikuar dhe rastet me të cilat përballen por edhe masat e marra për këtë sezon. “Pavarësisht se është kohë pushimesh, urgjenca e spitalit ka një ngarkesë më të madhe se sa pjesa tjetër e vitit. Për këtë arsye, i gjithë stafi është i mobilizuar, me ekipet e gatishmërisë dhe ekipet e mjekëve roje. Kemi një furnizim të plotë me medikamente, ekzaminime laboratorike, ekzaminimet imazherike. Gjatë sezonit të verës vihet re një shtim i aksidenteve rrugore, por edhe rëniet nga lartësitë,” theksoi drejtori i spitalit të Traumës, Dr. Gjovalin Bushi.

Ndërsa bluzat e bardha kanë treguar punën e tyre të përditshme, kreu i shëndetësisë, Ilir Beqaj, u ka garantuar se, së shpejti, ky institucion shëndetësor do të ketë një pamje të re si në infrastrukturë, ashtu edhe në aparatura, falë një investimi që po kryhet. “Investimet që kemi filluar të zbatojmë në këtë spital me një financim 5 milionë euro, sot një vit, do t’i ketë ndryshuar rrënjësisht pamjen dhe funksionimin këtij spitali, por bësoj se edhe shërbimi shumë më i mirë i Urgjencës (Kombëtare) Mjekësore me autoambulanca të pajisura më mirë, me një flotë më efiçente, me një personel mjekësor më të mirë, me qëllim që rastet ku ndodh urgjenca të mund vijnë të trajtuara këtu në mënyrë më profesionale dhe më të përgatitura”, pohoi ministri Beqaj.

Spitali i Traumës do të vazhdojë të presë rastet e rënda edhe me fuqizimin qe iu është bërë Spitaleve Rajonale.

d.i.

Next Post

Dy Koretë “bashkohen” në një selfie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In