• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Piku i fluturimeve gjatë Fundvitit, çfarë duhet të bëni për të shmangur vonesat

by Java News
17/12/2018 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton qytetarët të ndjekin disa hapa të rëndësishëm gjatë udhëtimit në prag të fundvitit kur dhe fluksi i qytetarëve që udhëtojnë pritet të rritet.

Me ardhjen e festave të fundvitit, pritet që shumë pasagjerë të udhëtojnë drejt dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Për të shmangur problematikat që mund të hasin qytetarët gjatë festave, para udhëtimit, Autoriteti i Aviacionit Civil këshillon të gjithë pasagjerët, veçanërisht ata drejt dhe nga destinacionet italiane (që përbëjnë dhe përqindjen më të lartë të udhëtarëve në Aeroportin e Tiranës):

“Pasagjerët 3-4 orë para se të nisen, të kontrollojnë në internet faqet zyrtare të aeroportit nga nisen ose të kompanive ajrore, pasi mund të ketë vonesa ose anullime, për shkak të motit me reshje të dendura shiu dhe dëbore në rajone të ndryshme të Italisë dhe Europës”.

Gjithashtu Autoriteti i Aviacionit Civil, kujton qytetarët të kenë parasysh edhe të drejtat që ata duhet të përfitojnë në rast vonesash të avionëve.

“Në rast të problematikave, si vonesa mbi 3 orë, ose anullim kur ndodhen në aeroport, pasagjerët kanë të drejtë të marrin falas nga kompanitë ajrore ushqim, akomodim në hotel dhe një telefonatë falas”.

“Gjithashtu, bazuar në rregulloret Europiane të sjella edhe në legjislacionin shqiptar, në raste të vonesave ose anullimit të fluturimit për shkaqe që nuk lidhen me motin, pasagjerëve ju takon me ligj 250 euro kompensim, nga ana e kompanive ajrore. Mënyra e vetme për të përfituar është duke plotësuar formularin e ankimimit dhe më pas dërgimi me email te adresat customcare të kompanive ajrore, bashkë me evidencat e biletës”.

Në rast se pasagjerët nuk gjejnë zgjidhje pranë kompanive ajrore, Autoriteti Aviacionit Civil u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë menjëherë me autoritetin.

“Nëse kompanitë japin një përgjigje që s’ju duket e drejtë, atëherë kontaktoni Autoritetin e Aviacionit Civil për asistencë në adresën pax@acaa.gov.al.

“Në Rinas mund të na gjeni në kat të dytë mbi check in, ose në numrat e mëposhtëm të telefonit: Sektori Për Të Drejtat e Pasagjerit Tel: +355 42 381 959 / +355 44 539 959

Autoriteti i Aviacionit Civil bën me dije se deri në këtë periudhë janë rreth 700 kompensime të aprovuara nga kompanitë ajrore nga rreth 1900 formularë të dorëzuar pranë AAC, shifra më e lartë në 25 vite.

Pjesa më e madhe nga “Blue Panorama”, ndërsa kompania më problematike në këtë aspekt vijon të jetë “Fly Ernest”, e cila duke shfrytëzuar legjislacionin europian ka bllokuara prej muajsh procesin e kompensimit të pasagjerëve.

AAC në bashkëpunim edhe me Autoritetin e Aviacionit Civil Italian dhe me Komisionin Europian, është duke punuar për masa shtesë ndaj kësaj kompanie.

a.çupaj

Next Post
Largimi i emigrantëve, euro forcon pozitat ndaj lekut

Kursi i këmbimit, valutat zhvlerësohen përballë lekut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In