• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pikturimi i tregjeve të punës së Ballkanit me ngjyra më të ndezura

by Majlinda Bregu
16/03/2024 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Majlinda Bregu

Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Ka shumë pak lajme që mund të ndajmë në lidhje me tendencat e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, po ti mbledhim të gjitha së bashku, ka më shumë të ngjarë të gjejmë një përgjigje të përshtatshme (jo domosdoshmërish në kohën e duhur), përpara se të arrijmë në pikën që të mos kemi më “hidraulikë” për të zhbllokuar tubacionet e perspektivës sonë për punësim.

Papunësia në rajon është në rënie përkatësisht nga viti 2019 kur ajo ishte në nivelin e 16.4% deri në vitin 2022 (13.1%), kur papunësia u ul me mbi 3%.[1] Me këtë ritëm, Ballkani Perëndimor mund t’ia lejojë vetes madje edhe të rrisë shpresat, veçanërisht po t’i shtojmë ekuacionit rritjen e nivelit të aktivitetit në tregjet e punës në rajon që u rrit mesatarisht me 6.8%: nga 60.8% në vitin 2019 në 67.6% në vitin 2022.

Është për të ardhur keq që ky trend pozitiv nuk mund t’i atribuohet vetëm shkaqeve të duhura. Po, është e vërtetë, ne po rrisim ritmin e rimëkëmbjes pas COVID-19-ës dhe po hapen vende të reja pune. POR, aktualisht në të gjithë Ballkanin Perëndimor, industritë jetike për rritjen ekonomike, të tilla si teknologjia e informacionit, ndërtimi, prodhimi, turizmi dhe mikpritja po përballen me mungesa akute të punëtorëve të kualifikuar. Ndërkaq, sikur plakja e shoqërive mos të ishte mjaftueshëm shqetësuese, shpopullimi vazhdon me një rrjedhë të qëndrueshme emigracioni, duke e djerrë rajonin nga mendjet më të ndritura dhe punonjësit më të talentuar, duke përkeqësuar kështu hendekun e aftësive dhe duke penguar përparimin.

Mungesa e aftësive është e dukshme, madje edhe e prekshme. Vendet vakante janë të vështira për t’u plotësuar dhe janë beteja e përditshme e pronarëve të bizneseve. Jemi dëshmitarë të rritjes së numrit të punëtorëve të importuar nga jashtë rajonit. Kjo vlen veçanërisht në sektorët e ndërtimit, turizmit dhe mikpritjes, kujdesit shëndetësor, inxhinierisë dhe prodhimit. Për shembull, vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë, numri i lejeve të punës në periudhën 2010-2023 u rrit nga 1.380 në 3.719. Kjo në vetvete nuk është domethënëse, por po të dihet se kuotat e kërkuara për këtë vit dyfishojnë lejet e dhëna për vitin 2023, ky fakt i jep dritëhije krejtësisht të ndryshme të ardhmes.

Pra, nuk mund të mos pyesim veten se çfarë po ndodh me krahun tonë të punës dhe çfarë do të duhej për të siguruar që ne të angazhojmë të gjitha burimet njerëzore në dispozicion. Veçanërisht duke ditur se gjysma e grave në tregjet e punës në rajon janë të papuna, se punësimi i të rinjve është edhe më keq se sa ka qenë, duke shkuar deri në 22.3%, se 18% e krahut të punës kategorizohen si të papunë afatgjatë dhe se puna informale në disa ekonomi arrin edhe mbi 30%.

Megjithatë, edhe pse tabloja është e zymtë, ne mund t’a kthejmë situatën në të favorshme dhe të fillojmë t’i shohim shifrat ndryshe, pra t’i shohim ato si një potencial të disponueshëm që po pret të përdoret.

Arsimi dhe Formimi Profesional (AFP) mund të jetë çelësi për trajtimin e sfidave të punësimit dhe mungesave të aftësive. Pavarësisht rëndësisë së tij, përqindjet e pjesëmarrjes në arsimin AFT ndryshojnë nga një ekonomi në tjetrën nga 4.6% deri në 24.2%, me pabarazi të theksuara gjinore që favorizojnë të rinjtë meshkuj. Megjithatë, krahasuar me përqindjen e përgjithshme të punësimit midis të rinjve në të gjithë rajonin (rreth 22%), të paktën gjysma e të diplomuarve nga arsimi AFT kohët e fundit janë të punësuar[2].

Tregu i sotëm i punës karakterizohet nga tranzicione të zgjatura dhe të paqëndrueshme të të rinjve drejt punësimit, ku kombinimi i punës dhe studimit po bëhet gjithnjë e më tepër normë. Megjithatë, nivelet e larta të papunësisë ndërmjet të rinjve nxjerrin në pah nevojën për ndërhyrje specifike.

Pasojat e kësaj mospërputhjeje midis ofertës dhe kërkesës për punë janë të thella. Bizneset luftojnë për të plotsuar rolet thelbësore, duke mbytur inovacionin dhe produktivitetin. Ndërkohë, mundësitë e kufizuara brenda vendit i shtyjnë të rinjtë jashtë vendit, duke përkeqësuar stanjacionin ekonomik dhe trazirat sociale.

Duke e pranuar rolin vendimtar të AFP-së, qeveritë, bizneset dhe shoqëria civile duhet të bashkëpunojnë për të zhvilluar strategji gjithëpërfshirëse. Investimet në AFP duhet të përputhen me nevojat e industrisë, duke u ofruar të rinjve aftësi thelbësore. Partneritetet ndërmjet institucioneve arsimore dhe bizneseve mund të ofrojnë mundësi praktike të të mësuarit, si dhe praktika dhe programe mentorimi.

Përpjekjet për të frenuar emigracionin e krahut të punës duhet të shoqërohen me iniciativa për të tërhequr punëtorët e kualifikuar përsëri në rajon. Krijimi i një mjedisi sipërmarrës dhe inovativ, ofrimi i pagave dhe përfitimeve konkurruese dhe mbështetja e zhvillimit profesional janë hapa jetikë për mbajtjen e talenteve në Ballkanin Perëndimor.

Të jetuarit në një botë me kaq shumë “persona që i dinë të gjitha, por nuk janë mjeshtër të asnjë fushe” duhet të na bëjë të mendojmë për zhvendosjen e vëmendjes te krijimi i mjeshtërve të vërtetë të një zanati. Investoni tek ta dhe jepuni atyre mundësinë të lulëzojnë.
Në fund të fundit, nëse duam të pikturojmë Ballkanin tonë Perëndimor me ngjyra më të ndezura, patjetër që kemi nevojë për piktorë të aftë.

Next Post
Rindërtohet skema e vrasjes së Gentjan Bejtjes, ekzekutori dyshohet se është ‘ushtari’ i Ervis Martinajt

Rindërtohet skema e vrasjes së Gentjan Bejtjes, ekzekutori dyshohet se është 'ushtari' i Ervis Martinajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com