• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pikturat e Enton Panaritit/Ëndrrat tona kanë qenë plotë ngjyra dhe jo bardh e zi si e sotmja

by Java News
14/03/2019 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Piktori i njohur Enton Panariti çel sot në Tiranë ekspozitën e tij të radhës për publikun, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita e titullit “Hapësirë, forma, ngjyra”, përmbledh punimet më të fundit të autorit.

Punimet e Panaritit janë të njohura për artdashësit. Dy vite më parë, ai paraqiti para publikut kryeqytetas një tjetër ekspozitë e cila u vlerësua nga kritika dhe media. “Në grafikën e tij, përtej vizave të errëta dhe nervoze dallohet shpesh një mendim i dhunshëm filozofik. Diçka që afron kënaqësi përmes dhembjes dhe bindje se vetëm dhembja plot sakrificë mund të krijojë kënaqësi.  Në pikturën e tij gjen lojën e ngjyrave që të përthyera nga jashtë në brendësinë e tyre, duke rikrijuar kontraste fantastike, njëlloj si të ardhura nga botë fantastike plot dritë-hije, jo atë që shohim, por atë që ai na fton të shohim”,- deklaron gazetari Lorenc Vangjeli, në fjalën e hapjes së ekspozitës së parë të Enton Panaritit, dy ditë më parë në Tiranë.

Për të kuptuar se çfarë përfaqëson Enton Panaritit si artist dhe cili është kumti që japin pikturat e tij, në vijim, mund të lexoni fjalën e plotë të gazetarit Lorenc Vangjeli, mbajtur në ceremoninë e zhvilluar në dhjetor 2017.

Afishe e ekspozitës që çelet sot në Muzeun Historik Kombëtar

***

Lorenc Vangjeli

Nga Lorenc Vangjeli: Të nderuar miq e të ftuar, Faleminderit që jeni këtu sot me ne,

I dashur Enton, Faleminderit për këtë çast që na ke afruar dhe mirësinë që ke për të na ftuar,

Sot kam një problem shumë të madh. Entoni është miku im i ngushtë i fëmijërisë dhe  bashkë me një kulm tjetër trekëndëshi, një shkrimtar të jashtëzakonshëm si Ardian Kyçyku, bënim gjithmonë tre.

Sot më duhet të them gjëra të mençura për ekspozitën e tij të pikturës. Dhe duke qenë në një lloj gare të fjalës me oratorinë e ngjyrave të telajove të tij, më duhet të fsheh që kam goxha emocion.

Sepse dua t’i bëj përshtypje Entonit e Ardit, ju të gjithëve që jeni këtu dhe atyre që mungojnë, por janë sërish këtu. Ju lutem më ndihmoni, më jepni pak zemër! Si fillim, po mundët, mbasi t’ju them mirë se keni ardhur, ju lutem më jepni një duartrokitje!

Faleminderit! Në fakt e prisja pak më të fortë duartrokitjen tuaj.

Dikur Tirana ishte shumë më e madhe sepse shumica jonë që jemi këtu në sallë, e kishim pikturuar jetën brenda kufijve të saj. Sot janë tkurrur kufijtë e gjithë dynjasë, por jo sepse ndjehemi ne të rritur.

Nëse një gjë e tillë ka të bëjë me përmasat, jam i pasigurt të them se çfarë ka ndodhur me ngjyrat. Ndoshta sepse shpesh, dikur, realiteti ynë i kishte dhe ëndrrat bardh e zi.

Nga lufta për ushqim, tek pritja për t’u shndërruar në ushqim për gjethet. Ne kishim fëmijëri të ngjashme, adoleshencë dhe rini identike si rroba zbori, pjekuri që vinte pothuaj në të njëjtën kohë me plakjen. Ose së paku kështu na dukej brenda sinoreve të një atdheu që e donin vetvetiu dhe na detyronin ta donim në mënyrë të pavetëdijshme.

Në këtë qark ishte dhe fëmijëria, adoleshenca, rinia dhe pjekuria e Entonit. Që kuptoi se e donte më shumë këtë vend atëherë kur e la mijëra kilometra pas, në bregun e përtejmë të Atlantikut. Kur u sul drejt një ëndrre që e mendonte me ngjyra dhe drejt të cilës fluturoi duke marrë me vete diellin mesdhetar të Tiranës, perëndimet e tij me kobalt, agimet me aroma, gotën e trishtuar të konjakut, siluetën e Dajtit, pritjet e paduruara, puthjet e padhëna, flirtet e pakryera, dashuritë e tradhtuara të Liqenit apo dhe detin dhjetëra kilometra më tej; të gjitha bashkë si një kornizë që mezi mbante brenda një portret të vetëm, atë të nënës.

Çdo burrë, herët a vonë hap dhe e mbyll vetë varrin e fëmijërisë së tij, për të ngritur mbi dheun e trishtuar të së shkuarës së tij maternitetin e të nesërmes së të tjerëve. Me fat është ai që e mban edhe në pleqëri arkivolin e fëmijërisë vetjake dhe shkon e vjen në këto dy skaje.

Entoni e ka këtë fat të rrallë. Sot ai kthehet në Tiranë me gjithë fëmijërinë e tij duke qenë njëherësh burrë gruaje dhe baba binjakësh.

Duke ribinjakëzuar jetën e tij të dyfishtë midis Tiranës dhe Bostonit, mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, në një udhëtim të shumëfishtë, por me një pasaportë të vetme.

Me pasaportën e artistit. Kjo nuk është ekspozita e parë dhe nuk është natyrisht as hapi i fundëm i rrugëtimit të pikturës së tij mesdhetare. Është thjesht një stacion i ndërmjetëm midis dy gjinive të tij të preferuara.

Enton Panariti

Në grafikën e tij, përtej vizave të errëta dhe nervoze dallohet shpesh një mendim i dhunshëm filozofik. Diçka që afron kënaqësi përmes dhembjes dhe bindje se vetëm dhembja plot sakrificë mund të krijojë kënaqësi.  Në pikturën e tij gjen lojën e ngjyrave që të përthyera nga jashtë në brendësinë e tyre, duke rikrijuar kontraste fantastike, njëlloj si të ardhura nga botë fantastike plot dritë-hije, jo atë që shohim, por atë që ai na fton të shohim.

Duke na dhuruar botë më të mira dhe duke vijuar në dhembje t’i afrojë më shumë mirësi kësaj bote. Duke treguar pikërisht jetën e tij. Dhe duke dëshmuar, se Entoni është një nga njerëzit e rrallë vërtet të mirë në Tiranë.

Ai jeton një jetë të mbërthyer në telajo dhe me telajo të mbërthyera në mure me makthin e artistit që endet njëherazi shumë vetvete paralele, atë të përditshmen mes rritjes së fëmijëve e zjarrit të Krishtlindjeve në familje dhe atë fantastiken e ëndrrave që marrin ngjyra dhe kthejnë në ngjyra edhe bardh e zinë e dikurshme.

Ju lutem, kush jeton ende me fëmijërinë e tij, le të kthejë kokën pas dhe të kujtohet se ëndrrat tona të dikurshme kanë qenë plot ngjyra dhe jo bardh e zi siç na i kushtëzonte koha. Të kujtohet se ato kanë pasur të njëjtat ngjyra si këto që na tregon sot Entoni në telajo dhe jo bardh e zi siç na duket shpesh e sotmja.

Ky është problemi ynë. Le ta lemë të prehet në kujtesë me duartrokitje të shkuarën; secili të durtrokasë fëmijërinë e tij dhe të falenderojë Entonin për këtë kujtesë që na afroi.

Next Post
Imzot Massafra letër deputetëve: Politika kur s’përjetohet si shërbim për njerëzit, bëhet shkatërruese!

Imzot Massafra: I lutemi Zotit t'u ndryshojë mendjen politikanëve që të zgjidhin krizën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vijesti”: Kryeministri malazez dyshon për përfshirje të Serbisë dhe Shqipërisë në veprimtari hibride

Qeveria e Malit të Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

September 18, 2026
Protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa dhe apelon: Mos hidhni sende dhe mos përdorni maska

Protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa dhe apelon: Mos hidhni sende dhe mos përdorni maska

September 18, 2026
“Mercedesi” shpërthen në flakë te hyrja e parkimit nëntokësor në Fier, panik te qytetarët! Nisin hetimet për shkaqet

“Mercedesi” shpërthen në flakë te hyrja e parkimit nëntokësor në Fier, panik te qytetarët! Nisin hetimet për shkaqet

September 18, 2026
Shtatori i drejtësisë

Jo në emrin tim!

September 18, 2026
Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

September 18, 2026
“Pse Vuçiç nuk është thirrur në Hagë?”- ish-ambasadori Walker: I mërzitur dhe i zhgënjyer nga BE, vendosi shenjën e barazimit me tmerret serbe

“Pse Vuçiç nuk është thirrur në Hagë?”- ish-ambasadori Walker: I mërzitur dhe i zhgënjyer nga BE, vendosi shenjën e barazimit me tmerret serbe

September 18, 2026
Gogu: Rishikim i Kodit të Procedurës Penale për masat e sigurimit! Rekomandimet e Këshillit të Evropës po kthehen në reformë

Gogu: Rishikim i Kodit të Procedurës Penale për masat e sigurimit! Rekomandimet e Këshillit të Evropës po kthehen në reformë

September 18, 2026
Ndeshjet e UEFA Nations League, Kombëtarja nis përgatitjet! Tekniku Maran shpall nesër listën e të grumbulluarve!

Ndeshjet e UEFA Nations League, Kombëtarja nis përgatitjet! Tekniku Maran shpall nesër listën e të grumbulluarve!

September 18, 2026
“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”- Zegjineja debat me Bardhin pas mesnate në Kuvend! Deputeti: A t’u martua daja ty? Çaushi: Ha qofte, pi xhin dhe..

“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”- Zegjineja debat me Bardhin pas mesnate në Kuvend! Deputeti: A t’u martua daja ty? Çaushi: Ha qofte, pi xhin dhe..

September 18, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com