• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pikpyetjet e origjinës së parave për lobimin e LSI në SHBA

by A R
27/04/2018 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista amerikane «Mother Jones» hedh dyshime mbi burimin e parave të përdorura nga LSI për lobim në SHBA. LSI dyshohet se paguante deri në 50 mijë dollarë në muaj për lobim. Një nga ëndrrat e Ilir Metës ishte t’i sigurohej qasje te presidenti Trump në formën e një takimi ose fotografie me të, përpjekje që nuk u realizua.

Revista amerikane «Mother Jones» ka botuar një shkrim tjetër hulumtues, mbi përpjekjet për lobim të partive shqiptare në Washington. Shkrimi, sipas Zërit të Amerikës, hedh dyshime mbi burimin e parave të përdorura për këtë qëllim nga Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI. Autorë të artikullit janë Dan Friedman dhe Hannah Levintova.

Vitin e kaluar, thuhet në këtë shkrim, ish-kongresmeni republikan Howard «Buck» McKeon u kontraktua nga LSI-ja për t’i dhënë asaj qasje tek administrata e Donald Trumpit dhe republikanët e Kongresit amerikan. Por pjesa më e madhe e punës së firmës së tij u financua nga një kompani fantazmë qipriote me emrin Dorelita. Sipas artikullit, burimi i parave që rrodhën nga Dorelita për tek firma lobuese e zotit McKeon mbetet i errët.

Artikulli i «Mother Jones» shtron pyetjen se kush pagoi për LSI-në, që ajo të lobonte pranë zyrtarëve amerikanë në prag të zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri. Shkrimi e vë gishtin gjithashtu te ligjet amerikane të lobimit, që sipas autorëve, ua bëjnë të lehtë interesave të huaja të përdorin kompani fantazmë për të realizuar agjendat e tyre në Washington pa zbuluar identitetet apo qëllimet e tyre.

Në janar 2017, shkruan «Mother Jones», në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Shqipërisë, Grupi McKeon nënshkroi me LSI-në një kontratë lobimi prej 15 mijë dollarësh në muaj. Kontrata nuk u nënshkrua nga zyrtarët e LSI-së, por nga një avokat grek me emrin Iraklis Fidetzis, me të cilin kishte njohje njëri prej njerëzve të LSI-së, Vangjel Tavo. Në shkurt 2017, Grupi McKeon njoftoi se po i jepte fund kontratës me LSI-në. Por një muaj më vonë, më 24 mars, ky grup nënshkroi një tjetër kontratë, të firmosur po nga avokati Fidetzis, kësaj here për të lobuar për kompaninë Dorelita. Sipas «Mother Jones», një burim që kishte dijeni për kontratën, tha se Fidetzis kishte sugjeruar ta paguante Grupin McKeon që ky të vazhdonte lobimin për LSI-në përmes firmës Dorelita. Me kontratën e re të lobimit, që mbulonte një vit punë, shkruajnë autorët, pagesa për Grupin McKeon do të ishte 50 mijë dollarë në muaj, plus shpenzimet, pra më se tri herë më e lartë sesa kontrata e mëparshme me LSI-në.

Sipas burimit, që autorët nuk e citojnë me emër, synimi kryesor i kontratës me firmën Dorelita ishte që kryetarit të atëhershëm të LSI-së, Ilir Meta, t’i sigurohej qasje te presidenti Trump në formën e një takimi ose fotografie me të, përpjekje që nuk u realizua. Kontrata e 24 marsit dhe dokumentet e Grupit McKeon nuk e përmendin me emër LSI-në, shkruajnë autorët, të cilët thonë se Dorelita, si kompani fantazmë, kishte një qëllim të vetëm: të realizonte pagesat për Grupin McKeon në emër të LSI-së.

Autorët përmendin gjithashtu se në prill 2017, Grupi McKeon kontaktoi një numër republikanësh për të organizuar takime për llogari të firmës Dorelita, siç ka deklaruar vetë Grupi në dokumentet e paraqitura Departamentit të Drejtësisë. Por sipas «Mother Jones», burime të shumta i kanë thënë revistës se disa nga këto takime lidhen me LSI-në.

Autorët hedhin gjithashtu dyshime se një vizitë e Vangjel Tavo në Washington në fund të prillit 2017 lidhet me takimet që Grupi McKeon po organizonte me republikanë të Kongresit për llogari të firmës Dorelita. Autorët e shkrimit venë në dukje se ligji amerikan kërkon që firmat lobuese të deklarojnë qeveritë e huaja ose partitë politike për të cilat lobojnë, por Grupi McKeon nuk e identifikoi LSI-në apo Shqipërinë si përfitues të punës së tij për kompaninë Dorelita.

Autorët shkruajnë se nuk ka gjasa që Fidetzis ta ketë financuar vetë fushatën e shtrenjtë të lobimit të firmës Dorelita, por ka vepruar në emër të një pale tjetër. Pyetja që mbetet pa përgjigje, shkruajnë ata, është se kush e financoi lobimin e LSI-së dhe cili ishte objektivi prapa kësaj fushate ndikimi.

Lëvizja Socialiste për Integrim hodhi poshtë të gjitha pretendimet e ngritura në shkrimin e revistës «Mother Jones», duke e quajtur artikullin e botuar prej saj një manipulim, mashtrim, pa fakte dhe të shtrembëruar. LSI-ja publikoi të plotë këmbimin e emaileve me gazetarët e «Mother Jones», dhe përgjigjet e dhëna prej saj, ku ajo thekson në mënyrë të përsëritur se nuk ka asnjë njohje apo lidhje me shoqërinë Dorelita Limited, për të cilën revista ngre dyshime se është përdorur si mbulesë për lobimin në favor të LSI-së.

Zëri Amerikës u përpoq të kontaktonte deputetin e LSI-së Vangjel Tavo, për t’u interesuar për lidhjet e tij me avokatin grek Iraklis Fidetzis, i cili firmosi në emër të LSI-së kontratën e lobimit mes kësaj partie dhe grupit McKeon, apo dhe për faktin që sipas revistës «Mother Jones», ai dyshohet se kishte realizuar një vizitë në Washington në muajin prill, si pjesë e lobimit përmes shoqërisë «Dorelita Limited». Tavo nuk ju përgjigj telefonatave dhe as mesazheve të korrespondentit të Zërit të Amerikës në Tiranë./Tema

Next Post
Moti për sot/ Shijojeni diellin, ja si do variojnë temperaturat

Mbërrin i nxehti, në fundjavë temperaturat deri në 33 gradë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

January 16, 2026
Batutat me gazetarin/ Rama ndaj mediave greke: U nxor nga konteksti, e kthyen në polemikë publike me pathos nacionalist

Batutat me gazetarin/ Rama ndaj mediave greke: U nxor nga konteksti, e kthyen në polemikë publike me pathos nacionalist

January 16, 2026
U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

January 16, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Begaj liron nga detyra Adnand Agastën si Komandant i Forcave Detare, një grua bëhet Gjenerale

January 16, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane

January 16, 2026
“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

January 16, 2026
Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës, kthen çështjen për rigjykim

Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!

January 16, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

January 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

January 16, 2026
Gjermania lobon për Shqipërinë, po përpiqet të bindë Francën për çeljen e negociatave

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In