Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka ironizuar protestën e opozitës ditën e shtunë para Kryeministrisë. Balla thotë se në datë 26 maj ora 11:00 te lulishtja e Kryeministrisë do të ketë piknik me Lulin dhe me DJ Babalen (dëshmitarin ‘X’ Albert Veliu).
Opozita kërkon largimin e ministrit të Brendshëm, pasi akuzon Fatmir Xhafën se mbrojti vëllanë për t’i shpëtuar ekstradimit në Itali ku është dënuar me 7 vite burg.
Javën e kaluar PD publikoi edhe një përgjim misterioz, që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe dyshime, ndërsa Agron Xhafaj u vetëdorëzua në Itali.
a.ç