• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pikiata e euros vijon, në pozitat më të dobëta në 10 vite

by A R
13/03/2018 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie edhe gjatë ditës së sotme, duke vendosur një tjetër rekord të ulët të 10 viteve të fundit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 131.57 lekë, me një rënie të fortë prej 0.26 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme. Kjo është rënia më e fortë ditore që prej 15 janarit të këtij viti. Monedha e përbashkët u këmbye sot në nivelin më të ulët që nga gushti i vitit 2009.

Në rënie ka qenë edhe dollari, duke treguar për një dobësi të të gjitha valutave ndaj monedhës vendase. Një dollar u këmbye sot me 106.7 lekë, me një tkurrje prej 0.32 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme. Edhe dollari po luhatet në nivelet më të ulëta të katër viteve.

Në rënie, si rrallëherë kanë qenë të gjitha monedhat e tjera, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Në bursat ndërkombëtare euro këmbehet me 1.23 dollarë, në rënie të lehtë në krahasim me fundjavën e kaluar, por afër nivelit më të lartë të tre viteve të fundit.

kursi

Por, si shpjegohet ky mbiçmim i dukshëm i lekut në një ekonomi, ku deficiti i llogarisë korente është ndër më të lartët në rajon (rreth 10% të prodhimit të brendshëm bruto) dhe deficiti tregtar vijon të jetë i lartë për shkak të importeve që janë gati sa dyfishi i eksporteve. Nga ana tjetër, kjo nuk është një periudhë kur ka hyrje të valutës nga turistët, apo nga emigrantët. Ekspertët thonë se arsyet janë disa:

Së pari, në treg po konstatohet një nivel i lartë valute cash i pakontrolluar që ka rritur dukshëm ofertët në euro, por edhe dollarë.

Së dyti, qarkullimi i monedhës vendase në ekonomi është i ulët.

Së treti, politika e deeuroizimit të Bankës së Shqipërisë ka dekurajuar përdorimin e euros duke bërë që kursimtarët të mos kenë interes ta mbajnë në banka, çka në afatin e shkurtër rrit ofertën në valutë.

Së katërti, në datën 13 bizneset nxitojnë të paguajnë TVSH-në, pasi dita e nesërme që është afati i fundit është pushim. Bizneset që punojnë me valutë nxitojnë ta thyejnë atë.

Së katërti, këmbimet e kompanive të huaja nuk po rezultojnë të larta. Ekspertët e tregut pohojnë se përgjithësisht këtë periudhë ka kërkesë të madhe për valutë, për shkak të transferimit të fitimeve nga bizneset me kapital të huaj.

Ekspertët presin që monedha vendase të vijojë të jetë e fortë sidomos me afrimin e verës, kur pritet ardhja e turistëve dhe e emigrantëve./Monitor/a.m.

Next Post
A do të largohet Anglia nga Kupa e Botës sonte në mesnatë?!

A do të largohet Anglia nga Kupa e Botës sonte në mesnatë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com