• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pikëpyetjet për mungesën… Pse nuk u lejua Thaçi në varrimin e të atit?

by A R
18/03/2025 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk mori pjesë në varrimin e të atit, Haxhiut, të cilit iu dha lamtumira e fundit të martën në Burojë të Skenderajt.

Mosprania e ish-presidentit nxiti reagime të forta në Prishtinë duke e cilësuar një turp mos dhënien e lejes nga ana e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Fillimisht pati deklarata kontradiktore nëse kishte një kërkesë nga ana e avokatit të Thaçit por që u sqaruan menjëherë.

“Z. Thaçi ka bërë kërkesë të hënën para orës 14:00 për të marrë pjesë në varrimin e së martës. Nuk do të kem asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, tha avokati i Thaçit, Luka Misetic.

Dhomat e Specializuara, duke mos përmendur ndonjë vendim, thanë se i trajtojnë me prioritet kërkesat e kësaj natyre por ka edhe arsye logjistike që nuk realizohen në kohën e duhur.

“Është e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjykatësit, organizohen sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo mund të marrë ca kohë, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh dhe marrëveshje komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë”, ishte përgjigja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paralajmëroi se do t’i kërkonte sqarime Dhomave të Specializuara për mungesën e Thaçit në varrim.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës e cilësoi si të papranueshme dhe të padrejtë mungesën e ish-kryeministrit në ceremoninë mortore.

“Është një humbje e cila bëhet edhe më rëndë sidomos për shkak të mungesës së presidentit Thaçi që nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Së paku në fund të jetës së bacës Haxhi ai e pati mundësinë ta shoh edhe njëherë por besoj që është krejtësisht e padrejtë dhe e papranueshme, dhe e paarsyeshme, mungesa e presidentit Thaçi sot në varrimin e babait të tij”, tha kryetari i PDK, Memli Krasniqi.

Reagime pati edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare dhe ish-bashkëluftëtarët e Thaçit.

“Kjo gjykatë është jo vetëm raciste por edhe selektive por tani kohën e fundit po i merr fytyrën dhe po i shfaq faqen e zezë edhe investitorëve që e financojnë atë gjykatë”, tha Nasim Haradinaj nga “OVL-UÇK”.

Thaçi qëndroi në Kosovë të enjten e 13 marsit ku pati një vizitë rreth 3 orë në ambientet e Qendrës Klinike Universitare ku i ati po trajtohej në ato që ishin ditët e fundit të jetës së tij.

Next Post
A duhet të ketë njeri frikë nga dëshmia e tij në SPAK? Si përgjigjet Myslim Murrizi

A duhet të ketë njeri frikë nga dëshmia e tij në SPAK? Si përgjigjet Myslim Murrizi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In